Ajetullah Araki: Njëshmëria dhe uniteti forcojnë shoqërinë islame
Sekretari i përgjithshëm i Asamblesë për Afrimin e Medhëhebeve islame deklaroi se njëshmëria dhe uniteti ruan shoqërinë dhe rezulton me forcimin e shoqërisë islame përballë dashakeqësve.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ajetullah Mohsen Araki të martën në mbrëmje në ceremoninë përfundimtare të takimit për bashkëmendim të zhvilluar me titull "Imam Reza (a.s.), çelësi i unitetit dhe koalicionit të umetit islam" në qytetin Mashhad në verilindje të Iranit, tha: "Njëshmëria ose Teohidi është një e vërtetë islame të cilës i është kushtuar rëndësi e veçantë në fenë islame dhe në Kur'anin e shenjtë. Prandaj, për këtë arsye një numër i madh i jobesimtarëve mundohen të shkatërrojnë njëshmërinë dhe unitetin e shoqërisë islame dhe të krijojnë përçarje në të. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. gjithmonë ka theksuar teohidin dhe përveç kësaj kjo çështje është theksuar në masë të madhe edhe në librat qiellor sidomos në Kur'anin e shenjtë. Myslimanët shiitë dhe sunitë duhet të bëjnë përpjekje të ruajnë dhe respektojnë parimet dhe urdhrat në të cilat ka theksuar Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s.. Përballja me mosmarrëveshjet dhe krijimin e përçarjeve nga ana e armiqve të Islamit, mund të bëhet vetëm nëpërmjet teohidit dhe kapjes në litarin hyjnor, prandaj ne duhet të bëjmë përpjekje që ta mbajmë shoqërinë islame larg nga devijimet dhe lëkundjeve njerëzore", - ka thënë ndër të tjera Ajetullah Araki.