Nënshkruhet dokumenti për bashkëpunim ambiental mes Iranit dhe BE
(last modified Thu, 15 Dec 2016 06:44:15 GMT )
Dhjetor 15, 2016 07:44 Europe/Tirane
  • Nënshkruhet dokumenti për bashkëpunim ambiental mes Iranit dhe BE

Masume Ebtekar, kryetarja e Organizatës për Mbrojtjen e Ambientit të Iranit dhe Karmano Vel, komisioner për çështje ambientale në BE, të mërkurën në Bruksel kanë nënshkruar dokumentin kornizë për bashkëpunim të Iranit dhe Bashkimit Evropian në fushën e ambientalizmit.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se në këtë dokument është theksuar për fillimin e bashkëpunimeve dypalëshe për tu përballur me ndotjen e ajrit, tokës dhe ujit, për administrimin e resurseve ujore, për mbrojtjen dhe shfrytëzimin e natyrës, për mbrojtjen e larmisë zoologjike, për tu përballur me shtrirjen e shkretëtirës dhe për mekanizmat klimatike. Irani dhe Bashkimi Evropian gjithashtu kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët në lidhje me bashkëpunimin në fushën e ndryshimeve klimatike.

 

Tags