Obama nuk firmos projektligjin për sanksionet dhjetëvjeçare kundër Iranit
(last modified Thu, 15 Dec 2016 19:55:52 GMT )
Dhjetor 15, 2016 20:55 Europe/Tirane
  • Obama nuk firmos projektligjin për sanksionet dhjetëvjeçare kundër Iranit

Në një veprim të papritur, presidenti amerikan Barak Obama nuk firmosi projektligjin për vazhdimin e sanksioneve dhjetëvjeçare kundër Iranit dhe lejoi që ky projektligj të marrë formën e ligjit.

Në bazë të Kushtetutës së SHBA, presidenti amerikan ka dhjetë ditë afat pas miratimit të një projektligji në Kongres, për të firmosur, për të vendosur veton apo për të lejuar pa e firmosur kthimin e tij në ligj. Në një kohë që ky veprim i Obamës nuk pengon vazhdimin e sanksioneve dhjetëvjeçare kundër Iranit, ai konsiderohet si një shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të anëtarëve të Kongresit amerikan. Shtëpia e Bardhë vazhdimisht ka deklaruar se vazhdimi i sanksioneve kundër Iranit është i panevojshëm. Nga ana e tij, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhosh Ernest, u përpoq që të garantonte Iranin se ky ligj nuk do të ndikojë në zbatimin e angazhimeve të Amerikës kundrejt marrëveshjes bërthamore. Nga ana e tij, presidenti i RII dr. Hasan Ruhani, duke theksuar se vazhdimi i sanksioneve është shkelje e marrëveshjes bërthamore, paralajmëroi se Irani do të reagojë fuqishëm ndaj këtij vendimi.