Përfaqësuesi special i presidentit të Iranit arrin në Turqi
Ministri i telekomunikacionit dhe përfaqësuesi special i presidentit të Republikës Islamike të Iranit për çështje të Turqisë, të premten në mëngjes në krye të një delegacioni, arriti në Turqi për të biseduar me funksionarët e lartë shtetërorë turk rreth procesit të bashkëpunimeve ekonomike dhe tregtare mes të dy vendeve.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Mahmud Vaezi, kryetari iranian i komisionit të përbashkët për bashkëpunimeve ekonomike mes Iranit dhe Turqisë, gjatë kësaj vizite shoqërohet nga disa funksionarë të ministrive të naftës, industrisë dhe minierave, rrugëve dhe urbanistikës dhe të Bankës Qendrore të Iranit. Takimi i parë i Mahmud Vaezi në Turqi do të jetë ai me Nehat Zibkçi, ministri i ekonomisë dhe kryetari turk i komisionit të përbashkët për bashkëpunim ekonomik Turqi-Irak. Qëllimi i funksionarëve të Iranit dhe të Turqisë kanë rënë dakord për të shtuar shkëmbimet ekonomike mes tyre deri në 30 miliardë dollarë gjatë disa viteve të ardhshme.