Amano të dielën në Teheran
(last modified Sat, 17 Dec 2016 06:43:52 GMT )
Dhjetor 17, 2016 07:43 Europe/Tirane
  • Amano të dielën në Teheran

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike të premten me anë të një deklarate, ka deklaruar se Jokia Amano, drejtori i përgjithshëm i ANEA, të dielën do të shkojë në Teheran.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se sipas ANEA, arsyeja e vizitës së Amano në Iran është zhvillimi i bisedimeve me funksionarët iranianë në lidhje me zbatimin e marrëveshjes bërthamore. ANEA në këtë deklaratë ka thënë se kjo vizitë është pjesë e kontakteve të zakonshme në mes funksionarëve të lartë të ANEA dhe Iranit. Kjo vizitë zhvillohet në kohën kur Irani proteston ndaj veprimeve të Amerikës në lidhje me moszbatimin e marrëveshjes bërthamore, gjegjësisht për shkak të vazhdimit të sanksioneve kundër Iranit.

Tags