Fitorja në Alepo, fitore kundër regjimi sionist dhe Amerikës
Zv/sekretari i përgjithshëm i Rezistencës Islamike Libaneze (Hezbullah), deklaroi se fitorja e ushtrisë së Sirisë kundër terroristëve në Alepo është fitore kundër regjimit sionist dhe kundër Amerikës.
Shejkh Naim Kasem, zv/sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, gjatë punimeve të konferencës ndërkombëtare për unitetin islamik në Teheran, në një intervistë me kanalin televiziv Al Alam, deklaroi se ata të cilët besojnë në rrugëzgjidhje ushtarake të Sirisë, tani kanë kuptuar se nuk mund të imponojnë me forcë opsionet e tyre në Siri. Vlen të theksohet se konferenca ndërkombëtare për unitetin islamik u zhvillua për tre ditë nga enjte në Teheran në të cilën kanë marrë pjesë mendimtarë dhe dijetarë të botës islame nga më shumë se 60 vende të botës.
Zv/sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, në vazhdim shtoi se çlirimi i qytetit Alepo në veri të Sirisë nga pushtimi i terroristëve, ka krijuar mundësinë për zhvillimin e dialogut dhe për zgjidhjen politike të krizës në Siri.