Amano dhe Zarif shkëmbejnë pikëpamje mbi marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i38992-amano_dhe_zarif_shkëmbejnë_pikëpamje_mbi_marrëveshjen_bërthamore
Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, gjatë takimit të zhvilluar sot në Teheran shkëmbyen pikëpamje në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me marrëveshjen bërthamore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 18, 2016 16:29 Europe/Tirane
  • Amano dhe Zarif shkëmbejnë pikëpamje mbi marrëveshjen bërthamore

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, gjatë takimit të zhvilluar sot në Teheran shkëmbyen pikëpamje në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me marrëveshjen bërthamore.

Jokia Amano, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike diskutoi me z. Mohamed Xhevad Zarif ministri i punëve të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, mbi masat e marra për zbatimin e marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe G 5+1. Amano mbërriti sot në mëngjes në Teheran ku u takua me z. Ali Akbar Salehi, drejtori i Agjencisë për energji atomike të Iranit dhe me presidentin e RII dr. Hasan Ruhani. Vizita e drejtorit të përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në Teheran kryhet në kushtet kur Irani është ankuar për shkeljen e vazhdueshme të marrëveshjes bërthamore nga SHBA, me miratimin e sanksioneve të reja anti-iraniane. Gjithashtu RII ka kërkuar takim të jashtëzakonshëm të Komisionit mbikëqyrës të zabtimit të marrëveshjes bërthamore, për të diskutuar shkeljet e kësaj marrëveshje nga ana e qeverisë amerikane. Më 13 dhjetor presidenti i RII presidenti i RII urdhëroi kryetarin AEAI të fillojë projektimin dhe prodhimin e motorëve me karburant bërthamorë për shfrytëzim në transportin detar.