Irani dënon vrasjen e ambasadorit të Rusisë në Turqi
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka dënuar ashpër vrasjen e ambasadorit të Rusisë në Turqi.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Bahram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ka shprehur solidaritet me Qeverinë dhe popullin e Rusisë dhe me familjen e diplomatit të lartë rus në Turqi dhe e ka quajtur të egër dhe të pistë këtë veprim terrorist. Ai deklaroi se ky veprim kriminel tregon atë që terroristët e lidhur me lëvizjet ekstremiste nuk respektojnë asnjë prej ligjeve dhe të drejtave ndërkombëtare dhe kryen veprime të tilla të egra me qëllim që të krijojnë sa më shumë konflikte mes vendeve dhe pasiguri sa më të gjerë në rajonit. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit shtoi se e vetmja rrugë për shkatërrimin e këtij fenomeni të shëmtuar të këtij shekulli, do të thotë terrorizmit, është uniteti i të gjithë popujve dhe vendeve të botës për të luftuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit. Ai theksoi: "Irani do të qëndrojë përkrah qeverive dhe popujve të rajonit dhe të botës deri në shkatërrimit tërësisht të këtij fenomeni të shëmtuar". Vlen të theksohet se ambasadori i Rusisë në Turqi të hënën pasdite gjatë vizitës në një ekspozitë të fotografive në Ankara, është vrarë nga sulmi me armë i kryer nga një person që sipas autoriteteve turke të sigurisë, ka qenë pjesëtarë i forcave të policisë së këtij qytet. Si pasojë e këtij sulmi, Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, ka zhvilluar një takim urgjent me Sergei Lavrov, ministrin e jashtëm të Rusisë dhe me funksionarët të tjerë të lartë të sigurisë së këtij vendi.