Zarif dënon vrasjen e ambasadorit të Rusisë në Turqi
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, të martën në aeroportin e Moskës në një prononcim për media, ka deklaruar se Irani dënon ashpër vrasjen e ambasadorit të Rusisë në Turqi dhe kjo ngjarje është shenjë e imazhit të keq të terrorizmit.
Andre Karalov, ambasadori i Turqisë në Rusi, të hënë pasdite u vra si pasojë e një sulmi të kryer në kohën kur ai ishte duke vizituar një ekspozitë fotografish në Ankara nga një person që sipas autoriteteve turke të sigurisë, ka qenë pjesëtarë i forcave të policisë së këtij qytet.
Muhamed Xhavad Zarif të martën (sot) së bashku me ministrin e mbrojtjes së Iranit ka shkuar në Moskë për të marrë pjesë në një takim trepalësh mes Rusisë, Iranit dhe Turqisë, Në lidhje me qëllimet e kësaj vizite, z. Zarif deklaroi se në takimet dypalëshe dhe trepalëshe do të shqyrtohen çështje rajonale, zhvillimet më të fundit në Siri dhe nevoja për bashkëpunim më të madh për të luftuar kundër fenomenit të terrorizmit. Ministri i punëve të jashtme të Iranit gjithashtu shtoi se përpjekjet për rrugëzgjidhjen e krizës në Siri gjithashtu janë temë e këtyre takimeve dhe për skaj saj do të diskutohen edhe çështje të tjera nga fushat e ndryshme.