Irani dhe Armenia nënshkruajnë pesë marrëveshje bashkëpunimi
Dhjetor 21, 2016 17:53 Europe/Tirane
Sot në prani të presidentit të RII dr. Hasan Ruhani dhe presidentit të Armenisë Serxh Sarkisian u nënshkruan pesë marrëveshje bashkëpunimi mes Iranit dhe Armenisë.
Këto marrëveshje synojnë forcimin e marrëdhënieve Teheran-Erevan në fushën e kulturës, sportit, turizmit, investimeve të përbashkëta dhe energjisë. Dr. Hasan Ruhani, president i RII udhëtoi sot në Erevan me ftesë të presidentit armenas dhe pas vizitës në Armeni do të zhvillojë vizita zyrtare edhe në Kazakistan dhe Kirgizistan.
Tags