Irani eksporton në Evropë një milion fuçi gaz të lëngshëm
Kompania e gazit Parsi jugor eksportoi sot për herë të parë një milion fuçi gaz të lëngshëm në vendet evropiane.
Z. Masud Hasani, drejtor i kompanisë së gazit Parsi jugor, duke theksuar se kjo kompani deri në fundin e muajit nëntor të këtij viti ka prodhuar mbi 5 milionë fuçi gaz të lëngshëm, shtoi: Një pjesë e produkteve të kësaj kompanie janë eksportuar në vendet evropiane, ndërsa sot është nisur dërgesa e parë prej milion fuçi gaz të lëngshëm drejt vendeve evropiane. Nga prilli deri në nëntor të këtij viti, kompania Parsi jugor ka eksportuar mbi 98 milionë gaz të lëngshëm në vendet e Azisë. Vlen të theksohet se gjatë muajve të fundit vendet evropiane janë shprehur tepër të interesuara për blerjen e gazit iranian.