Presidenti Ruhani kërkon zgjerimin e marrëdhënieve mes Iranit dhe Kazakistanit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Kazakistanin e cilësoi si një vend të rëndësishëm islamik në rajonin e Azisë Qendrore dhe një fqinj të mirë për Iranin në Detin Kaspik.
Dr. Hasan Ruhani, president i RII, pas nënshkrimit të 5 marrëveshjeve me Iranit dhe Kazakistanit, u deklaroi gazetarëve ne Astana se marrëdhëniet e ngushta ekonomike mes Iranit dhe Kazakistanit garantojnë interesat e dy vendeve të fuqishme islamike dhe të rajonit të Azisë Qendrore. Presidenti iranian tha se gjatë takimit me presidentin e Kazakistanit, përveç çështjeve me interes të përbashkët janë diskutuar edhe krizat në rajon dhe pjesëmarrja aktive në luftën kundër terrorizmit. “Situata në Irak dhe Siri është burim shqetësimi për të gjitha vendet e rajonit” – theksoi presidenti Ruhani duke shtuar: “Vendet e botës islame duhet të ndihmojnë dhe bashkëpunojnë për zgjidhjen e krizave dhe për rivendosjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon”. Ndër të tjera presidenti iranian shprehu dëshirën e Iranit për t’u anëtarësuar në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait dhe në Unionin e Euroazisë. Nga ana e tij, presidenti i Kazakistanit z. Nursultan Nazarbajev deklaroi se zgjerimi i marrëdhënieve mes Iranit dhe Kazakistanit si dhe ndërtimi i linjës hekurudhore mes dy vendeve do t’i japë një dinamikë të re zhvillimit të të gjitha vendeve të rajonit të Azisë Qendrore.