Përfundon turneu rajonal i presidentit Ruhani
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i39571-përfundon_turneu_rajonal_i_presidentit_ruhani
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit përfundoi sot turneun e tij në tre vende të Azisë Qendrore dhe Kaukazit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 23, 2016 16:49 Europe/Tirane
  • Përfundon turneu rajonal i presidentit Ruhani

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit përfundoi sot turneun e tij në tre vende të Azisë Qendrore dhe Kaukazit.

Dr. Hasan Ruhani, president i Republikës Islamike të Iranit, pas përfundimit të turneut të tij në Armeni, Kazakistan dhe Kirgizistan, deklaroi se marrëdhëniet e ngushta e miqësore si dhe këshillimi dhe koordinimi me vendet fqinje e bën më të lehtë përballjen me sfidat dhe kërcënimet me të cilat po ballafaqohet aktualisht rajoni. “ Pas heqjes së sanksioneve, vendet fqinje janë shprehur të gatshme për zgjerimin dhe forcimin e marrëdhënieve me RII, prandaj është e nevojshme të shfrytëzohen kushtet e reja për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe rajonale”-deklaroi presidenti Ruhani, i cili gjatë vizitave në Armeni, Kazakistan dhe Kirgizistan nënshkroi dhjetëra marrëveshje bashkëpunimi mes Iranit dhe këtyre vendeve. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se një nga parimet kryesore të politikës së jashtme të Iranit është parimi i marrëdhënieve të ngushta e miqësore me vendet fqinje e vecanërisht me vendet e Azisë Qendrore dhe Kaukazit. Gjatë qëndrimit në Armeni, Dr. Hasan Ruhani, president i RII dhe Serxh Sarkisian, president i Armenisë, në një deklaratë të përbashkët, duke shprehur kënaqësinë për nivelin e  lartë të marrëdhënieve mes dy vendeve, theksuan se dy vendet kanë vullnet serioz për zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve Teheran-Erevan. Ruhani dhe Sarkisian theksuan rëndësinë e aktivitetit të komisionit të përbashkët ekonomik Iran-Armeni dhe nevojën e zbatimit më të shpejtë të marrëveshjeve të nënshkruara mes dy vendeve në dhjetor 2015 në Armenisë dhe dhjetor 2016 në Teheran. Presidentët e Iranit dhe Armenisë nënshkruan marrëveshje të reja bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, tregtisë, zhvillimit të infrastrukturës, energjetikës, transportit, telekomunikacionit, industrisë dhe minierave. Në Astana, kryeqytet i Kazakistanit, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Kazakistanin e cilësoi si një vend të rëndësishëm islamik në rajonin e Azisë Qendrore dhe një fqinj të mirë për Iranin në Detin Kaspik. Dr. Hasan Ruhani, president i RII, pas nënshkrimit të 5 marrëveshjeve me Iranit dhe Kazakistanit, u deklaroi gazetarëve ne Astana se marrëdhëniet e ngushta ekonomike mes Iranit dhe Kazakistanit garantojnë interesat e dy vendeve të fuqishme islamike dhe të rajonit të Azisë Qendrore. Presidenti iranian tha se gjatë takimit me presidentin e Kazakistanit, përveç çështjeve me interes të përbashkët janë diskutuar edhe krizat në rajon dhe pjesëmarrja aktive në luftën kundër terrorizmit. “Situata në Irak dhe Siri është burim shqetësimi për të gjitha vendet e rajonit” – theksoi presidenti Ruhani duke shtuar: “Vendet e botës islame duhet të ndihmojnë dhe bashkëpunojnë për zgjidhjen e krizave dhe për rivendosjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon”. Ndër të tjera presidenti iranian shprehu dëshirën e Iranit për t’u anëtarësuar në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait dhe në Unionin e Euroazisë. Nga ana e tij, presidenti i Kazakistanit z. Nursultan Nazarbajev deklaroi se zgjerimi i marrëdhënieve mes Iranit dhe Kazakistanit si dhe ndërtimi i linjës hekurudhore mes dy vendeve do t’i japë një dinamikë të re zhvillimit të të gjitha vendeve të rajonit të Azisë Qendrore.