Ruhani dërgon mesazh urimi për të gjitha vendet e botës dhe Papën
(last modified Sun, 25 Dec 2016 05:41:09 GMT )
Dhjetor 25, 2016 06:41 Europe/Tirane
  • Ruhani dërgon mesazh urimi për të gjitha vendet e botës dhe Papën

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit me rastin e krishtlindjeve dhe me rastin e vitit të ri 2017, u ka dërguar mesazh urimi shumë nga presidentët e vendeve të ndryshme të botës dhe për papën.

Zyra për informim e presidencës iraniane njoftoi se Hasan Ruhani ditën e shtunë me anë të një mesazhi shpresoi që viti 2017 të jetë viti i paqes, stabilitetit dhe sigurisë për të gjithë popujt në botë. Në mesazhin e  presidentit Hasan Ruhani thuhet: Shpresojmë që në prag të vitit të ri dhe duke marrë mësim nga jeta e profetëve të cilët janë burim i dialogut mes civilizimit dhe i mirëkuptimit mes kombeve, vuajtjet e njerëzve të eliminohen dhe njerëzit të çlirohen nga shtypja, korrupsioni dhe terrorizmi. Me anë të këtij mesazhi presidenti iranian u uroi të gjitha qeverive suksese ndërsa të gjithë popujve mirësi dhe jetë sa më dinjitoze. Ndërsa në mesazhin e tij dërguar papës, presidenti Hasan Ruhani pasi uroi ditëlindjen e hazretit Isa (as) dhe ardhjen e vitit të ri 2017, shpresoi që ky vit të jetë viti i dinjitetit për njerëzit, madhështisë, lumturisë, paqes dhe drejtësisë në botë. 24 dhjetori 2016 është festuar nga të krishterët me rastin e ditëlindjes së hazretit Isa (as)

Tags