Epopeja e 9 Dejit, shembull i elementëve të fuqisë së shtetit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i40039-epopeja_e_9_dejit_shembull_i_elementëve_të_fuqisë_së_shtetit
Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik ditën e martë me rastin e epopesë së 9 Dej të vitit 1388 sipas kalendarit H.SH (30 dhjetorit 2009), këtë zhvillim e cilësoi një prej shembujve të fuqisë së sistemit të Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 28, 2016 02:50 Europe/Tirane
  • Epopeja e 9 Dejit, shembull i elementëve të fuqisë së shtetit

Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik ditën e martë me rastin e epopesë së 9 Dej të vitit 1388 sipas kalendarit H.SH (30 dhjetorit 2009), këtë zhvillim e cilësoi një prej shembujve të fuqisë së sistemit të Republikës Islamike të Iranit.

Ajetollah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, të martën në prag të përvjetorit të epopesë së 9 Dej-it 1388, vuri në dukje armiqësinë dhe urrejtjen vepruese të arrogancës botërore kundër sundimit të sistemit islam dhe përpjekjet e tyre për të hequr elementët përbërës të forcës së sistemit shtetëror islamit dhe tha: "Sot projektet e përballjes së fuqive të arrogancës botërore me Republikën Islamike të Iranit synojnë heqjen e elementëve që përbëjnë forcën materiale dhe shpirtërore dhe vullnetin e popullit të Iranit. Në të kundërtën, duhet ruajtur kjo forcë dhe duhet forcuar për çdo ditë e më tepër. Ajetollah Khamenei duke cituar një transmetim të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., tha se kjo forcë garanton të mirën dhe lumturinë e shoqërive njerëzore, ndërsa shtoi: "Fuqitë arrogante si Amerika , lumturinë e shoqërisë dhe ato që i quajnë "vlera amerikane", e konsiderojnë në grumbullimin e pasurisë dhe në shtrirjen e hegjemonisë mbi të gjithë botën, mirëpo Islami lumturinë e njeriut e konsideron arritjen në lumturi dhe në gjallërinë e mendimit dhe veprimit në bazë të mësimeve kuranore në gjitha shtresat e shoqërisë". Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit tha se ekzistenca e një sistemi të krijuar në bazë të mësimeve islame me një forcë dhe ndikim të madh në çështjet e ndryshme të rajonit, është bërë shkak që të shtohet armiqësia e fuqive arrogante të botës kundër Islamit. Ajetollah Khamenei në vazhdim tha se ndalimi i armëve bërthamore ka baza shumë të rëndësishme juridike-fetare dhe racionale, por i ka dhënë mundësi Qeverisë dhe popullit iranian që të ketë në dispozicion lloje të tjera të forcës. Për momentin Amerika, për shkak të fuqisë dhe unitetit të kombit iranian, kërcënimet me luftë i ka lënë në prioritet të dytë, mirëpo ajo me vazhdimin e luftës së butë vazhdon të zbatojë sjelljet e saj anti-iraniane. Sipas shumë ekspertëve dhe teoricienëve perëndimorë e vetmja metodë për të influencuar dhe për të depërtuar në sistemin e Republikës Islamike të Iranit, është lufta e butë dhe taktikat e luftës psikologjike. Në këtë luftë perëndimorët përdorin metoda si vënia në dyshim e rregullsisë së zgjedhjeve, sfidimi i demokracisë në sistemin e Republikës Islamike të Iranit dhe disa metoda të tjera. Armiqësia e perëndimit kundër Republikës Islamike të Iranit do të vazhdojë deri në atë kohë kur Irani të këmbëngulë në respektimin dhe zbatimin e principeve, parimeve dhe vlerat e tij dhe për këtë është e nevojshme që Irani të ruajë gatishmërinë dhe fuqinë e tij në të gjitha aspektet e luftës reale dhe të butë. Si rezultat lideri suprem i revolucionit islamik ka theksuar pajisjen me llojet e ndryshme të fuqisë si fuqia mendore, ekonomike, sociale dhe popullore. Ajetollah Khamenei edhe një herë theksoi se angazhimi dhe manifestimi i njerëzve pas afro 40 vitesh nga fitorja e revolucionit islamik më 22 Bahman dhe epopeja e popullit iranian të 9-Dejit tregon fuqinë sistemit dhe shtetit Islamik të Iranit me vullnetin e popullit.