Velajati: Epopeja e 9 Dej-it, fundi i revolucioneve me ngjyra
(last modified Wed, 28 Dec 2016 22:15:18 GMT )
Dhjetor 28, 2016 23:15 Europe/Tirane
  • Velajati: Epopeja e 9 Dej-it, fundi i revolucioneve me ngjyra

Drejtori i Qendrës së Studimeve Strategjike të Këshillit të Përcaktimit të Interesave të Sistemit të RII deklaroi se epopeja e kryer nga populli iranian më 9 Dej 1388 (30 Djetor 2009), shënoi fundin e revolucioneve me ngjyra.

Ali Akbar Velajati në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRIB, duke folur mbi pjesëmarrjen masive të miliona iranianëve në manifestimin e 9 Dej-it që neutralizoi komplotin e armiqve, theksoi se armiqtë i kishin provuar të tilla receta në Ukrainë, Gjeorgji dhe Kirgizistan, por në asnjë vend nuk pësuan një disfatë kaq të rëndë si në Iran. Drejtori i Qendrës së Studimeve Strategjike të Këshillit të Përcaktimit të Interesave të Sistemit të RII tha se mbështetja në Islam dhe në vlerat islame, ruajtja e unitetit kombëtar dhe prania aktive e popullit në zhvillimet e vendit janë sekreti i mbijetesës së Republikës Islamike të Iranit përballë të gjitha komploteve të armiqve. Ndër të tjera, Ali Akbar Velajati theksoi se fitorja e fundit në Alepo të Sirisë do të ishte e pamundur pa përkrahjen e popujve muslimanë të rajonit përballë komplotit të terroristëve dhe përkrahësve të tyre dhe kjo fitore e madhe është pikë kulmore në zhvillimet në rajon.

 

Tags