Serbia e gatshme për marrëdhënie të gjithanshme me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i40318-serbia_e_gatshme_për_marrëdhënie_të_gjithanshme_me_iranin
Ministri i jashtëm i Serbisë u takua sot me ambasadorin iranian në Beograd, ku shprehu dëshirën e Serbisë për zgjerimin e gjithanshëm të marrëdhënieve me Iranin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 29, 2016 16:48 Europe/Tirane
  • Serbia e gatshme për marrëdhënie të gjithanshme me Iranin

Ministri i jashtëm i Serbisë u takua sot me ambasadorin iranian në Beograd, ku shprehu dëshirën e Serbisë për zgjerimin e gjithanshëm të marrëdhënieve me Iranin.

Ivica Daçiç, ministër i jashtëm i Serbisë, në një takim me ambasadorin iranian Husejn Mola Abdullahi, deklaroi se Serbia është e gatshme për zgjerimin e bashkëpunimit politik, ekonomik, tregtar, kulturor, energjetik dhe turistik me Iranin. Daçiç, i cili është edhe zëvendëskryeministër i Serbisë, akuzoi Perëndimin për politika dyfytyrëshe dhe deklaroi:  “Në një kohë që vendet perëndimore po nxitojnë të zgjerojnë marrëdhëniet e tyre me Iranin, ato i kërkojnë Serbisë të mos bashkëpunojë me Iranin.”