Universiteti i Teheranit në mesin e 500 instituteve të gjelbër të botës
Universiteti i Teheranit ndodhet në listën e 500 instituteve më të mira në listën klasifikuese "Green Metrik".
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se sipas raportit më të fundit të Universitetit të Indonezisë për vitin 2016, Universiteti i Teheranit është klasifikuar në vendin e 431-të të listës klasifikuese "Green Metrik". Kjo listë klasifikuese prezanton universitetet më të mira nga aspekti i perspektives gjithëpërfshirëse rreth gjendjes dhe politikave aktuale për ambientalizëm dhe për zhvillim të qëndrueshëm në vendet e ndryshme të botës. Kjo listë bënë vlerësimin në bazë të 6 kritereve kryesore si ambientalizmi dhe infrastrukturës, energjisë dhe ndryshimeve klimatike, administrimit të mbetjeve, ujit, transportit dhe arsimit.