Irani dënon sulmet terroriste në Irak dhe në Turqi
Zëdhënësi i MPJI, ka dënuar sulmet terroriste në Stamboll të Turqisë dhe tha se e vetmja rrugë për tu përballur me terrorizmin është vullneti serioz dhe uniteti i të gjitha vendeve në luftën kundër dhunës dhe terrorit.
Behram Kasemi, sot shprehu ngushëllimet për viktimat e sulmeve terroriste në Bagdad të Irakut dhe Stamboll të Turqisë dhe tha se shfrytëzimi i dhunës dhe i terrorit për qëllime të caktuara është kthyer në një faktor që vë në rrezik jetën e njerëzve kudo në botë. Ai tha se për tu përballur me dhunën dhe terrorin duhet unitet mes të gjitha vendeve dhe kombeve dhe shpresoi që të gjithë popujt dhe qeveritë e botës të kalojnë një vit të ri pa dhunë dhe terrorizëm. Vlen të theksohet se nga shpërthimi sot në Bagdad 27 persona humbën jetën dhe mbi 50 të tjerë u plagosur, ndërsa nga sulmi në Stamboll të Turqisë 39 persona humbën jetën dhe mbi 69 të tjerë u plagosën.