Abdulahian: Rezoluta e KS të OKB, efikase në luftën kundër terrorizmit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i40660-abdulahian_rezoluta_e_ks_të_okb_efikase_në_luftën_kundër_terrorizmit
Këshilltari për çështjet ndërkombëtare i kryetarit të Parlamentit të Iranit deklaroi se rezoluta e miratuar nga KS i OKB për armëpushimin në Siri do të jetë efikase në plotësimin e procesit politik dhe në luftën kundër terrorizmit në Siri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 01, 2017 15:29 Europe/Tirane
  • Abdulahian: Rezoluta e KS të OKB, efikase në luftën kundër terrorizmit

Këshilltari për çështjet ndërkombëtare i kryetarit të Parlamentit të Iranit deklaroi se rezoluta e miratuar nga KS i OKB për armëpushimin në Siri do të jetë efikase në plotësimin e procesit politik dhe në luftën kundër terrorizmit në Siri.

Husein Amir Abdulahian, këshilltari për çështjet ndërkombëtare i kryetarit të Parlamentit të Iranit, paralajmëroi se kriza siriane nuk do të zgjidhet nëse nuk ekziston vullneti serioz në bashkësinë ndërkombëtare. “Megjithëse amerikanët nuk përdorën veton ndaj rezolutës së KS të OKB për armëpushimin në Siri, roli i tyre në luftën kundër terrorizmit është i dyanshëm dhe kontradiktor”-theksoi z. Abdulahian. Natën e kaluar, KS i OKB miratoi një rezolutë të propozuar nga Rusia dhe Turqia, duke përkrahur armëpushimin, dërgimin e ndihmave humanitare në Siri si dhe bisedimet e paqes që pritet të zhvillohen në mesin e Janarit në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana. Sipas kësaj rezolute, plani i armëpushimit në Siri përjashton grupet terroriste ISIS dhe Al Nusra.