Irani zgjeron tregtinë me vendet që lagen nga deti Kaspik
(last modified Fri, 06 Jan 2017 09:32:03 GMT )
Janar 06, 2017 10:32 Europe/Tirane
  • Irani zgjeron tregtinë me vendet që lagen nga deti Kaspik

Ministri iranian i informacionit dhe komunikacionit njoftoi zgjerimin e tregtisë së Iranit me vendet që lagen nga deti Kaspik.

Mahmud Vaezi, i ndodhur në provincën Gilan tha se me përfundimin e linjës hekurudhore të Astarasë, tregtia e Iranit me vendet që lagen nga deti Kaspik do të shtohet akoma më shumë. Lionja hekurudhore lidh provincën Kazvin dhe Rasht të Iranit me provincën Astara duke mundësuar tregtinë e Iranit me vendet si Rusia, Bjellorusia, Kazakistani, Armenia dhe Kirgizistani. Ministri Vaezi ndër të tjera vuri në dukje se industria e turizmit është një prej industrive më të rëndësishme sot në botë dhe provinca Gilan ka potenciale të shumta për thithjen e sa më shumë turistëve.

Tags