Irani i gatshëm të armatosë ushtrinë e Libanit
(last modified Fri, 06 Jan 2017 19:54:12 GMT )
Janar 06, 2017 20:54 Europe/Tirane
  • Irani i gatshëm të armatosë ushtrinë e Libanit

Kryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Kombëtare në Parlamentin e Iranit, pasi përfundoi vizitën e tij në Siri shkoi në Liban, ku deklaroi se RII është e gatshme për armatosjene ushtrisë libaneze.

Z. Alaudin Boruxherdi mori pjesë në një ceremoni për nderimin e kujtimit të dëshmorëve të Rezistencës, ku deklaroi se qeveria e Iranit ka shprehur gatishmërinë për armatosjen e ushtrisë së Libanit dhe së shpejti do të marrë një vendim përfundimtar për këtë çështje. Duke folur për praninë e Hezbollahut të Libanit në Siri për të ndihmuar ushtrinë e këtij vendi në luftën kundër terroristëve z. Boruxherdi shtoi: “Të gjithë e dinë se Irani, Rusia dhe luftëtarët e Hezbollahut ndodhen në Siri me kërkesën zyrtare të qeverisë siriane për të mbrojtur sigurinë, stabilitetin dhe tërësinë territoriale të Sirisë.” Duke nderuar veprën e dëshmorëve të rezistencës libaneze, z. Boruxherdi theksoi: “Me devotshmërinë dhe sakrificat e panumërta dhe duke dhuruar jetën e tyre, këta dëshmorë kanë forcuar themelet e rezistencës duke i dhënë krenari e dinjitet jo vetëm Libanit, por të gjithë umetit islam.” Delegacioni parlamentar iranian i kryesuar nga Boruxherdi, gjatë qëndrimit në Bejrut do të takohet me presidentin libanez Mishel Aun, me kryeparlamentarin Nebih Berri dhe me kryeministrin libanez Saad Hariri.

 

Tags