Boruxherdi: Regjimi sionist nuk ka vend në rajon
Kryetari i Komisionit për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare në Parlamentin e Iranit deklaroi: “Me unitetin dhe solidaritetin e myslimanëve, regjimi sionist nuk do të ketë vend në rajon.”
Alaudin Boruxherdi, kryetar i Komisionit për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare në Parlamentin e Iranit, në takimin e zhvilluar sot në Bejrut me përfaqësues të grupeve të ndryshme palestineze me qëndrim në Liban, Boruxherdi tha se me çlirimin e të gjitha territoreve të pushtuara palestineze dhe me realizimin e aspiratave të popullit palestinez, regjimi sionist nuk do të ketë vend në gjeografinë politike të rajonit dhe të botës. Ai shtoi se qëndrimi i përhershëm i Iranit është përkrahja e aspiratave të popullit palestinez dhe çlirimi i të gjitha territoreve të pushtuara palestineze, por kjo arrihet me unitetin dhe solidaritetin e myslimanëve të botës. Kryetari i Komisionit për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare në Parlamentin e Iranit theksoi:” Armiqtë e Islamit po përpiqen të krijojnë përçarje në mesin e vendeve të rajonit dhe të lënë në harresë çështjen e Palestinës.” Boruxherdi kritikoi disa vende të rajonit si Bahrejni, që po përpiqen të vendosin marrëdhënie politike dhe tregtare me regjimin okupator sionist. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e grupeve të ndryshme palestineze me qëndrim në Liban, shprehën falenderimin për qëndrimin e RII në përkrahje të popullit dhe rezistencës palestineze dhe theksuan se rezistenca është e vetmja rrugë për çlirimin e Palestinës.