Japonia merr pjesë në modernizimin e rafinerive të Iranit
Zv/ministri i Naftës i RII bëri të ditur se Irani dhe Japonia kanë nënshkruar dy kontrata për modernizimin e rafinerive iraniane në Bandar Abas dhe Teheran.
Projektet për modernizimin e rafinerive të naftës do të kryhen nga dy kompani të specializuara japoneze dhe synojnë përmirësimin e cilësisë së produkteve të këtyre rafinerive. Abas Kazemi, zv/ministri iranian i Naftës, deklaroi se Irani ka në plan të shpenzojë 14 miliardë $ për rinovimin e rafinerive të vjetra në Esfahan, Tabriz, Teheran, Bandar Abas dhe Abadan me qëllim që produktet e këtyre rafinerive të arrijnë standardet më të larta ndërkombëtare. Sipas tij, për modernizimin e rafinerive të Esfahanit është lidhur kontrata me një kompani jugkoreane.