Mesazhe ngushëllimi për vdekjen e Ajetollah Hashemi Rafsanxhani
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i41455-mesazhe_ngushëllimi_për_vdekjen_e_ajetollah_hashemi_rafsanxhani
Personalitete arabe dhe islame në mesazhe të ndara kanë shprehur ngushëllimet për vdekjen e Ajetollah Hashemi Rafsanxhani.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 09, 2017 06:23 Europe/Tirane
  • Mesazhe ngushëllimi për vdekjen e Ajetollah Hashemi Rafsanxhani

Personalitete arabe dhe islame në mesazhe të ndara kanë shprehur ngushëllimet për vdekjen e Ajetollah Hashemi Rafsanxhani.

Sipas një njoftimi të agjencisë Mehr të lajmeve, personalitete të ndryshme arabe dhe islame, kanë shprehur ngushëllimet e tyre për vdekjen e Ajetollah Hashemi Rafsanxhani. Fuad Masum president i Irakut dje dërgoi mesazh ngushëllimi homologut të tij iranian Hasan Ruhani, për vdekjen e Ajetollah Hashemi Rafsanxhani. Nuri Maleki, zv/presidenti i parë i Irakut dhe sekretar i partisë ftesa Islame, në një mesazh drejtuar liderit suprem të revolucionit islamik, shprehu ngushëllimet për vdekjen e Ajetollah Hashemi Rafsanxhani, kryetar i Asamblesë për Përcaktimin e Interesave të Shtetit në Iran. Mesazh ngushëllimi për vdekjen e z. Rafsanxhani ish presidentit të Iranit dhe kryetarit të Asamblesë për përcaktimin e interesave të shtetit ka dërguar edhe Mevlut Çavushoglu ministër i jashtëm i Turqisë. Në faqen e tij në Twitter, shefi i diplomacisë turke ka shkruar: Me keqardhje të madhe shpreh ngushëllimet për vdekjen e z. Rafsanxhani. Zoti e mëshiroftë dhe solidarizohem me popullin iranian dhe familjen e tij. Sheik Khalifa Bin Zejd Al-Nahian kreu i qeverisë së Emirateve gjithashtu me anë të një mesazh dërguar presidentit të Republikës Islamike të Iranit, shprehu ngushëllimet për vdekjen e Ajetollah Hashemi Rafsanxhani. Sheik Muhamed bin Rashid Al Maktum, zv/kryetar i qeverisë së emirateve dhe emiri i Dubait së bashku me Sheik Muhamed Bin Zajd Al Nahian pretenduesi i fronit të Abu Dhabit, gjithashtu në mesazhe dërguar presidentit Hasan Ruhani kanë shprehur ngushëllimet për vdekjen e Ajetollah Hashemi Rafsanxhani. Sheik Sabah Al-Ahmed Xhaber Al-Sabah emiri i Kuvajtit gjithashtu i ka dërguar mesazh ngushëllimi presidentit Hasan Ruhani për vdekjen e Ajetollah Hashemi Rafsanxhani. Afif Nablusi një prej klerikëve të njohur në Liban për të shprehur ngushëllimet për vdekjen e Ajetollah Hashemi Rafsanxhani, ka dërguar mesazh liderit suprem të revolucionit islamik Ajetollah Khamenei. Në këtë mesazh ai ka thënë; I përkulur përballë vullnetit hyjnor, shpreh ngushëllimet për vdekje e Hashemi Rafsanxhani një prej figurave më të larta të revolucionit islamik, i cili ka bërë përpjekje të shumta për fitoren e revolucionit islamik të Iranit, progresin dhe zhvillimin e këtij vendi. Sheik Nablusi në vazhdim tha; Ne në Liban, Hashemi Rafsanxhanin e njohim si një prej mbrojtëseve të aspiratave të Palestinës dhe të rezistencës. Më herët edhe Abdullah Gyl ish president i Turqisë, Naderna Mudi kryeministër i Indisë, Abdullah Abdullah kryeministri i Afganistanit, Gerri Luis përfaqësues i OKB, Amar Hakim kryetar i kuvendit islamik të Irakut dhe shumë funksionarë të tjerë të botës kanë dërguar mesazhe ngushëllimi për vdekjen e Ajetollah Hashemi Rafsanxhani. Ajetollah Hashemi Rafsanxhani ka qenë një prej miqve dhe mbrojtësve të vjetër të imamit, revolucionit dhe liderit suprem. Ai ndërroi jetë dje pas një infarkti në zemër në spitalin Martirët në Teheran në moshën 82 vjeçare.