Revolucioni Islamik, revolucion i pashoq
Në këtë emision do të njihemi me kujtimet e dy prej miqve dhe shoqëruesve të imam Khomeinit (ra) d.m.th. Ajetollah Hashemi Rafsanxhani dhe znj. Marzie Hadidci Debag, të cilët janë burgosur nga regjimi despotik i Muhamed Reza Pahlavi.
Përvjetori i 38-të i fitores së revolucionit islamik sapo ka nisur. Ky revolucion vazhdon të jetë në qendër të zhvillimeve politike të rajonit dhe të botës. Revolucioni Islamik arriti fitoren nën kryesimin imam Khomeinit (ra) që ishte një lider historiformues. Ky eveniment i madh i shekullit nga njëra anë prishi planet e sistemit dypolar të botës dhe nga ana e tij i dha fund regjimit despotik të varur tek fuqitë e mëdha. Ky revolucion mundësoi krijimin e Iranit të pavarur një vend me rëndësi të madhe strategjike, ekonomike dhe në zhvillimet politike dhe sociale. Revolucioni islamik, për shkak të përkushtimit të madh që popujt myslimanë të botës ndaj tij, ka ndikuar shumë në zhvillimet politike dhe pikëpamjet apo bindjet e rrjedhave dhe subjekteve politike në botë. Ky revolucion edhe njëherë bëri të mundur faktin që Islami të jetë fuqi përcaktuese në botë. Karakteristika ideologjike, fuqia drejtuese, përmbajtja e zhvillimeve për shkak të revolucionit islamik dhe shumë faktorë të tjerë, i kanë detyruar mendimtarët e shkencave politike që të rishikojnë teoritë e revolucioneve. Përvjetori i fitores së revolucionit islamik, është një rast i volitshëm për të rikujtuar historinë e fitores së këtij revolucioni dhe arsyet e ndikimit të thellë të tij në Iran dhe në botë, si dhe një rast për të njohur brezat e rinj me të pathënat e këtij revolucioni.

Revolucioni islamik i Iranit, u organizua dhe u drejtua nga lideri i madh imam Khomeini (ra). Imam Khomeini (ra) që nga nisja e kryengritjes islamike e deri në fitoren e revolucionit, është ndjekur dhe shoqëruar nga përkrahës të shumtë të cilët kanë ndikuar në fitoren e revolucionit islamik dhe në stabilizimin e shtetit të Republikës Islamike të Iranit. Të gjithë këta përkrahës dhe ndjekës së rrugës së imanit, janë persekutuar nga regjimi despotik i Shahut të Iranit. Shumë prej tyre janë arrestuar dhe janë internuar. Një prej arsyeve të pjesëmarrjes masive të popullit në protestat dhe kryengritjet e organizuara në qytete dhe në fshatra ishte urrejtja e madhe e popullit ndaj regjimit mbretëror dhe ndaj ambientit shtypës që ky regjim kishte krijuar. Përmendja e kujtimeve të shoqëruesve të imam Khomeinit (ra) rreth kohës kur kanë qëndruar në burgje dhe janë keqtrajtuar nga Savaku, që ishte shërbimi më çnjerëzor agjenturor i botës, tregon për ambientin e mbyllur dhe shtypës të kohës. Në emisionin e kaluar folëm mbi kujtimet e Ajetollah Khamenei liderit suprem të revolucionit islamik dhe zëvendësues i imam Khomeinit (ra) dhe të martir Muhamed Ali Raxhai, peridentit të dytë të Republikës Islamike të Iranit.
Një prej shoqëruesve dhe ndjekësve të rrugës së imam Khomeinit (ra) themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, ishte edhe Ajetollah Hashemi Rafsanxhani, i cili një pjesë të jetës së tij e ka kaluar i persekutuar në burg.
Ajetollah Hashemi Rafsanxhani në librin kujtimeve të tij ka folur për natën e parë të arrestimit dhe burgosjes dhe ka thënë: Goditja me kamxhik dhe torturat janë shoqëruar me fyerje dhe ofendime. Kur qëllonin, një prej tyre thoshte, tani do të flasësh. Në disa raste me vete thoja ; do të fillojnë sërish. Gryka më ishte bërë plagë. Një herë për të më ofenduar më zhveshën lakuriq. Kjo gjendje vazhdoi deri në orën 04:00. Kamxhiku më kishte shkëputur mishin nga kockat dhe kockat më ishin thyer. Pas disa ditësh në atë gjendje që isha me sy të mbyllur dhe me rroba të gjakosura më dërguan në spitalin ushtarak. Husein Shariatimadar, drejtori i gazetës Keihan flet për një kujtim të tij në kohën kur ishte i burgosur së bashku me Ajetollah Hashemi Rafsanxhani. Ai në kujtimet e veta thotë: Në kohën kur po merresha në pyetje, u shtira sikur më kishte rënë të fikët me qëllim që agjentët të hiqnin dorë nga tortura. Në ato momente kuptova se në dhomë futën Ajetollah Hashemi Rafsanxhanin. Unë atë e kisha parë edhe më herët gjatë takimeve të ndryshme dhe e njihja. Torturuesi i njohur Azgandi, përreth qafës së Hashemi Rafsanxhani vendosi lakoren e cila ngushtohej gjithnjë e më shumë. Unë skenën e pashë me sytë e mi. Azgandi, e ngushtonte lakoren aq shumë saqë Rafsanxhani sa nuk mbytej. Pastaj tha: Përse propagandon për Khomeinin. Azgandi duke ngushtuar gjithnjë e më shumë lakoren, i drejtohej Hashemi Rafsanxhanit dhe thoshte; Mos e bëj më këtë punë dhe më pas e hapte lakoren. Sapo hapte lakoren, Hashemi Rafsanxhani thoshte: Përsëri do ta bëj këtë punë.
Për regjimin e Shahut nuk bënte dallim se kundërshtarët e regjimit despotik mbretëror ishin burra, gra apo adoleshentë. Ai regjim kapte dhe torturonte çdokënd që ishte kundër mbretit. Një prej femrave kryengritëse e cila është torturuar në formë çnjerëzore nga Savaku ishte edhe Marzie Hadidci Debag. Marzie Debag është ajo grua revolucionare dhe kryengritëse e cila në vitin 1988 së bashku me Ajetollah Xhavadi Amoli në krye të një delegacioni të lartë ka shkuar në Moskë për të dërguar letrën e imam Khomeinit (ra) për Mikail Gorvacovin.
Ajo në kujtimet e saj mbi arrestimin dhe torturat e agjentëve të Savak thotë: Tortura niste me shpulla dhe me ofeza dhe pastaj shtoheshin duke përdorur kamxhik, shkop dhe mjete të tjera. Disa herë më kanë lidhur këmbë e duar në karrige dhe në kokë më kanë vendosur një kapele hekuri apo bronzi të lidhur me linjën elektrike. Pastaj ngrinin voltazhin e energjisë derisa i gjithë trupi më dridhej. Për çdo ditë goditesha me kamxhik dhe me shkop. Kur godisnin në mënyrë profesionale, më qëllonin aq shumë me shkop dhe kamxhik tek këmbët saqë më binte të fikët. Më pas më zgjonin me ujë dhe më detyronin të ecja me ato këmbë plagë plagë dhe të gjakosura. Dhimbja ishte jashtëzakonisht e madhe dhe e padurueshme. Marzie Debag mbi torturat që Savak ka ushtruar ndaj saj ka kujtime tepër të hidhura dhe thotë: Një herë më shtrinë në një krevat dhe aty më lidhën duart dhe këmbët. Kur torturuesi u fut në dhomë ai në gojë mbante një cigare të ndezur. Menjëherë cigaren e fiku në dorën time dhe tallej me rënkimet e mia. Ai thoshte: Ou, mu fik cigarja. Pastaj ndizte një cigare tjetër dhe atë e fikte në vende të ndjeshme të trupit tim. Dhimbja ishte aq e madhe saqë mu dridh çdo qelizë e trupit.
Savaku torturat i përdorte për të zbehur shpirtin e rezistencës dhe kryengritjes së popullit iranian. Një prej metodave të arrestimit dhe të torturimit, ishte keqtrajtimi i të afërmve të të burgosurve apo internimi i tyre. Marzie Debag, është torturuar jashtë mase shpirtërisht me këtë metodë. Agjentët e Savakut arrestuan vajzën e saj 14 vjeçare të cilën e torturuan shumë rëndë. Duke torturuar vajzën, ata nga nëna e saj kërkuan informacione mbi kryengritësit dhe revolucionarët.
Disa nga shoqëruesit dhe ndjekësit e imamit Khomeinit (ra) kanë ndërruar jetë në kohën kur janë torturuar nga Savaku. Mes tyre dallon martirizimi i Ajetollah Gafari de Ajetollah Saidi të cilët kanë ndërruar jetën në kohën kur janë torturuar nga Savaku. Janë të shumtë ata persona që kanë pësuar këtë fat por që përmendja e tyre kërkon më shumë kohë. Ne në këtë emision kemi mundësi të transmetojmë vetëm disa kujtime nga mijëra kujtime të të burgosurve politikë në kohën e regjimit diktatorial dhe despotik të Muhamed Reza Pahlavi dhe babait të tij. Në vazhdim do të japim disa nga metodat torturuese që Savak ka përdorur ndaj kryengritësve dhe revolucionarëve, metoda që i ka mësuar në Mosadi i Izraelit dhe nga CIA amerikane. Një prej metodave të përdorura nga Savak ishte lidhja e të burgosurve në gardhe dhe në hekurat e burgut. Të burgosurit lidheshin në hekura nga duart dhe nga këmbët. I burgosuri mbahej në këtë gjendje për një kohë të gjatë derisa ai fillonte të ndjente dhimbje nga duart, këmbët, barku dhe derisa mpihej plotësisht.
برخی از شکنجه های ساواک که در موزه عبرت(شکنجه گاه قبلی ساواک) بازسازی شده اند
Disa nga metodat torturuese të Savak në muzeun “ Mësimi”
Goditja me kamxhik në pjesë të ndjeshme të trupit, ishte një prej metodave të përdorura nga agjentët e Savakut. Zhveshja lakuriq, lidhja në krevat dhe goditja me kamxhik, ishin tortura të përditshme që përdornin këta agjentë ndaj të burgosurve. Ata i zhvishnin të burgosurit dhe ashtu lakuriq i lidhnin në një krevat hekuri dhe më pas nisnin të godisnin të burgosurit me kamxhik nga koka deri tek këmbët. Torturuesit për të detyruar të burgosurit që të flisnin, në kohën kur të burgosurit ishin të lidhur lakuriq në krevat, në trupat e tyre fusnin sende të ndryshme si shkopinj, hekur. Djegia gjithashtu ishte një metodë e përditshme që Savak përdorte ndaj të burgosurve. At nxehnin një copë hekur dhe më pas atë e vendosnin në trupin e të burgosurve. Një tjetër metodë torture ishte shpimi i mishit të thonjve me gjilpërë. Savak ka përdorur metoda të ndryshme torturimi për të cilat do të flasim në emisionet e ardhshme.