Reagimet për vdekjen e Ajetollah Ali Akbar Hashemi Rafsanxhanit
Vdekja e Ajetollah Hashemi Rafsanxhanit është konsideruar si një humbje e madhe për popullin iranian dhe për sistemin e Republikës Islamike të Iranit.
Reagimet për vdekjen e kësaj figure madhore të Revolucionit Islamik kanë qenë të shumta në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Ajetollah Khamenei, Lideri suprem i revolucionit islamik, me anë të një mesazhi shprehu ngushëllimet për vdekjen e Ajetollah Hashemi Rafsanxhani dhe theksoi: “Ndarja nga një bashkëluftëtar dhe një bashkëpunëtor me të cilin kam punuar pareshtur për 59 vite, është një moment shumë i rëndë, i trishtueshëm dhe i vështirë. Me vdekjen e Ajetollah Rafsanxhanit, unë nuk njoh ndonjë personalitet tjetër që të ketë përvojën e gjatë e të ndritur në periudhat historike përcaktuese dhe plot sfida. Tani, ky luftëtar veteran ndodhet në Tempullin e llogaritjes Hyjnore me një dosje plot përpjekje, vepra madhështore e sakrifica të ndryshme dhe ky është fati i të gjithë neve, funksionarëve të Republikës Islamike të Iranit”. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Ajetollah Hashemi Rafsanxhanin e ka cilësuar personalitet të pashembullt të periudhës së kryengritjes dhe revolucionit islamik të Iranit. “Ajetollah Hashemi Rafsanxhani në të gjitha fazat e revolucionit dhe në periudhën e rindërtimit të vendit pas luftës së imponuar, ka dhënë kontribut të pashembullt dhe asnjëherë nuk është tërhequr përballë problemeve. Ai deri në momentin e fundit të jetës së tij, ka qenë mik dhe përkrahës i liderit suprem dhe i shtetit dhe gjithmonë ka punuar për madhështinë e kombit iranian dhe revolucionit islamik. Të gjithë dhe në veçanti të rinjtë duhet të angazhohen për të vazhduar rrugën e Ajetollah Hashemi Rafsanxhanit me qëllim që revolucioni islamik dhe shteti të arrijë pikën e duhur dhe të kërkuar nga populli dhe lideri suprem"-deklaroi presidenti iranian Hasan Ruhani. Qeveria iraniane për nder të Ajetollah Hashemi Rafsanxhani, mikut të vjetër të imamit dhe liderit, prej 10 janarit 2017 ka shpallur tre ditë zie dhe ka ftuar popullin iranian që të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Ajetollah Hashemi Rafsanxhani. Në deklaratën e lëshuar nga qeveria iraniane për vdekjen e Ajetollah Hashemi Rafsanxhani thuhet: “Për nder të klerikut të devotshëm dhe mikut të vjetër të imam Khomeinit (ra), i cili jetën e tij ia përkushtoi revolucionit islamik, shtetit të Republikës Islamike të Iranit dhe zbatimit të përgjegjësive të larta në drejtimin e vendit dhe mbrojtjen e lavdishme. Emri i tij do të përkujtohet gjithmonë si një prej themeluesve të revolucionit islamik dhe ai do të jetë shembull i sakrifikuesve të revolucionit islamik. Qeveria iraniane shpreh ngushëllimet për liderin suprem Ajetollah Khamenei, klerikët e mëdhenj fetarë, familjen e Ajetollah Hashemi Rafsanxhani dhe popullin iranian”. Garda Revolucionare e Iranit, në një mesazh ngushëllimi me rastin e vdekjes së Ajetullah Hashemi Rafsanxhani theksoi: “Përpjekjet e palodhura të Ajetollah Hashemi Rafsanxhani në fitoren e Revolucionit Islamik, e në veçanti lufta kundër regjimit Pahlavi, durimi i burgosjes e torturave si dhe rezistenca e tij e pashoqe në periudhën pas Revolucionit, do të mbeten të pashlyeshme përjetësisht. Padyshim, emri i Ajetollah Hashemi Rafsanxhani dhe shërbimet madhore të këtij luftëtari veteran për Iranin dhe sistemin islamik do të mbeten të pashlyeshme në historinë e Revolucionit Islamik”. Personalitete arabe dhe islame në mesazhe të ndara kanë shprehur ngushëllimet për vdekjen e Ajetollah Hashemi Rafsanxhani. Fuad Masum president i Irakut dje dërgoi mesazh ngushëllimi homologut të tij iranian Hasan Ruhani, për vdekjen e Ajetollah Hashemi Rafsanxhani. Nuri Maleki, zv/presidenti i parë i Irakut dhe sekretar i partisë ftesa Islame, në një mesazh drejtuar liderit suprem të revolucionit islamik, shprehu ngushëllimet për vdekjen e Ajetollah Hashemi Rafsanxhanit. Sekretari i Rezistencës Islamike Libaneze deklaroi se Ajetollah Hashemi Rafsanxhani ka qenë mbështetës dhe ndihmës i madh dhe mbrojtës i palëkundur i Rezistencës Islamike të Libanit gjatë 34 viteve të kaluara. Sejed Hasan Nasrullah, sekretari i Rezistencës Islamike Libaneze, me anë të një deklarate, ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së Ajetollah Hashemi Rafsanxhani dhe ka theksuar: "Ajetollah Hashemi Rafsanxhani kishte besim se çështja e Palestinës dhe e Kodsit është çështje më kryesore e ummetit islam, prandaj ai ishte një mbështetës dhe mbrojtës i madh dhe i palëkundur rezistencës kundër regjimit sionist". Departamenti amerikan i Shtetit publikoi një komunikatë ku thekson: “Ajetollah Hashemi Rafsanxhani ishte një personalitet i shquar në historinë e Republikës Islamike të Iranit dhe qeveria amerikane u shpreh ngushëllimet e sinqerta, familjes dhe të afërmve të tij”. Mesazh ngushëllimi për vdekjen e z. Rafsanxhani ka dërguar edhe Mevlut Çavushoglu ministër i jashtëm i Turqisë. Sheik Khalifa Bin Zajed Al-Nahian kreu i qeverisë së Emirateve gjithashtu me anë të një mesazh dërguar presidentit të Republikës Islamike të Iranit, shprehu ngushëllimet për vdekjen e Ajetollah Hashemi Rafsanxhani. Sheik Muhamed bin Rashid Al Maktum, zv/kryetar i qeverisë së emirateve dhe emiri i Dubait së bashku me Sheik Muhamed Bin Zajed Al Nahian pretenduesi i fronit të Abu Dhabit, gjithashtu në mesazhe dërguar presidentit Hasan Ruhani kanë shprehur ngushëllimet për vdekjen e Ajetollah Hashemi Rafsanxhani. Sheik Sabah Al-Ahmed Xhaber Al-Sabah emiri i Kuvajtit gjithashtu i ka dërguar mesazh ngushëllimi presidentit Hasan Ruhani për vdekjen e Ajetollah Hashemi Rafsanxhani. Afif Nablusi një prej klerikëve të njohur në Liban për të shprehur ngushëllimet për vdekjen e Ajetollah Hashemi Rafsanxhani, ka dërguar mesazh liderit suprem të revolucionit islamik Ajetollah Khamenei. Më herët edhe Abdullah Gyl ish president i Turqisë, Naderna Mudi kryeministër i Indisë, Abdullah Abdullah kryeministri i Afganistanit, Gerri Luis përfaqësues i OKB, Amar Hakim kryetar i kuvendit islamik të Irakut dhe shumë funksionarë të tjerë të botës kanë dërguar mesazhe ngushëllimi për vdekjen e Ajetollah Hashemi Rafsanxhani. Lajmi për vdekjen e Ajetullah Hashemi Rafsanxhani, kryetarit të Asamblesë për Përcaktimin e Interesave të Shtetit të Iranit dhe një prej personaliteteve të shquara të Revolucionit Islamik të Iranit, menjëherë u shndërrua në lajmin e parë të mediave virtuale dhe të shtypit botëror. Ceremonia mortore e tij do të mbahet nesër në mauzoleun e imam Khomeinit (ra) themeluesit të Republikës Islamike të Iranit. Ceremonia e të ndjerit Hashemi Rafsanxhani nis të martën në orën 10 të mëngjesit dhe namazi i xhenazes do të drejtohet nga Ajetollah Khamenei lideri suprem i revolucionit islamik.