Nis ceremonia e varrimit të Ajetollah Hashemi Rafsanxhani
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i41614-nis_ceremonia_e_varrimit_të_ajetollah_hashemi_rafsanxhani
Që në mëngjes në universitetin e Teheranit ka nisur ceremonia mortore e Ajetollah Hashemi Rafsanxhani.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 10, 2017 09:01 Europe/Tirane
  • Nis ceremonia e varrimit të Ajetollah Hashemi Rafsanxhani

Që në mëngjes në universitetin e Teheranit ka nisur ceremonia mortore e Ajetollah Hashemi Rafsanxhani.

Ceremonia ka nisur me faljen e namazit të drejtuar nga Ajetollah Khamenei lideri suprem i revolucionit islamik. Trupi i Ajetollah Hashemi Rafsanxhani do të varroset në mauzoleun e imam Khomeinit (ra) themeluesit të Republikës Islamike të Iranit. Qeveria iraniane dje ka publikuar një njoftim ku u bën thirrje njerëzve të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të këtij personaliteti të madh. Mëngjesin e së mërkurës nën drejtimin e Ajetollah Khamenei, liderit suprem të revolucionit islamik në huseinienë imam Khomeini (ra) do të organizohet një ceremoni e veçantë kushtuar Ajetollah Hashemi Rafsanxhani, ish kryetar i asamblesë së përcaktimit të interesave të shtetit në Iran. Gjithashtu nesër një ceremoni tjetër do të organizohet në universitetin e Teheranit. Ajetollah Hashemi Rafsanxhani, ndërroi jetë ditën e dielë në moshën 82 vjeçare për shkak të infarkti në zemër.