Irani vend i sigurt për turistët
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i41689-irani_vend_i_sigurt_për_turistët
Kryetarja e institutit të trashëgimisë kulturore, industrisë artizanale dhe turizmit në Iran ka thënë se ky institut është duke bërë reklamë të gjerë dhe reale për Iranin në botë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 11, 2017 03:44 Europe/Tirane
  • Irani vend i sigurt për turistët

Kryetarja e institutit të trashëgimisë kulturore, industrisë artizanale dhe turizmit në Iran ka thënë se ky institut është duke bërë reklamë të gjerë dhe reale për Iranin në botë.

Zahra Ahmedipur kryetare e institutit për trashëgimin kulturore, industrinë artizanale dhe turizmit në Iran në takim me Francois Samano ambasador i Francës në Teheran tha se Irani është vend i sigurt për turistët. Ajo tha se organizimi i tureve të ndryshme turistike, mund të jetë një rast i volitshëm për prezantimin e Iranit tek populli francez. Ajo bashkëpunimin kulturor me vendet e tjera e cilësoi faktor të respektit dhe paqes dhe tha se Irani kërkon lidhje reciproke dhe paqësore me vendet e tjera. Nga ana e tij ambasadori i Francës në Teheran tha se kultura e Iranit është e njohur për popullin francez dhe shtoi se turistët francez janë të interesuar të vizitojnë Iranin pasi Irani është një prej vendeve më të sigurta të rajonit.