Zbulimi i fytyrës së vërtetë të MEK, është një shërbim i madh
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i41746-zbulimi_i_fytyrës_së_vërtetë_të_mek_është_një_shërbim_i_madh
Ajetullah Mo'min në takim me sekretarin e përgjithshëm të Fondacionit "Habilian" (fondacioni i familjeve të viktimave të terrorit në Iran), ka theksuar se grupi terrorist Muxhahedine Khalk ka shkaktuar dëme shumë të mëdha për islamin dhe Revolucionin Islamik dhe këto dëme duhet të tregohen për botën.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 11, 2017 14:44 Europe/Tirane
  • Zbulimi i fytyrës së vërtetë të MEK, është një shërbim i madh

Ajetullah Mo'min në takim me sekretarin e përgjithshëm të Fondacionit "Habilian" (fondacioni i familjeve të viktimave të terrorit në Iran), ka theksuar se grupi terrorist Muxhahedine Khalk ka shkaktuar dëme shumë të mëdha për islamin dhe Revolucionin Islamik dhe këto dëme duhet të tregohen për botën.

Ai ka thënë: "Qarqet ndërkombëtare dhe Këshilli i Sigurimit i OKB janë formuar për të keqshfrytëzuar. Amerika dhe arroganca botërore që flasin për lirinë dhe të drejtat ndërkombëtare, nuk bëjnë përpjekje për të çliruar ata të cilët ndodhen nën zgjedhën e arrogancës dhe hegjemonisë, por kërkojnë të prezantojnë vetëm vetën si të fuqishëm dhe të mos lejojnë asnjë popull të flasë për të drejtat e tij. Amerika me regjimet servile të saj si ai i Arabisë Saudite synojnë të plaçkitin të gjitha resurset e pasurive të vendeve myslimane. Ata në Jemen, Siri, Liban dhe Iran synojnë të shkatërrojnë ata të cilët nuk dëshirojnë të hyjnë nën thundrën e dhunës dhe të padrejtësisë. Realiteti është ky dhe nuk duhet pritur që arroganca botërore të brengoset për ndonjë të drejtë qytetare dhe të zbatojë drejtësinë për ata të cilët vriten për shkak të veprimeve terroriste. Çështja e terrorit dhe fakti se populli iranian është një prej viktimave më të mëdha të sulmeve terroriste dhe vet ai është ngritur kundër këtyre veprime, nuk është diçka që është e fshehur për fuqitë arrogante të botës. Të gjitha këto krime janë të qarta për fuqitë arrogante të botës dhe është vetëm një iluzion të mendohet se ato do të bëjnë ndonjë punë të mirë për ndonjë vend mysliman ose jo mysliman të botës".