Vazhdojnë mesazhet ngushëlluese për vdekjen e Ajetollah Rafsanxhanit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i41809-vazhdojnë_mesazhet_ngushëlluese_për_vdekjen_e_ajetollah_rafsanxhanit
Presidentët e Polonisë dhe të Republikës Autonome të Tataristanit dhe disa funksionarë të tjerë politikë të vendeve të ndryshme të botës të mërkurën kanë dërguar mesazhe dhe i kanë shprehur ngushëllime qeverisë dhe popullit iranian për vdekjen e Ajetollah Hashemi Rafsanxhani, ish-presidentit dhe kryetarit të ndjerë të Asamblesë për Përcaktimin e Interesave të Shtetit të Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 12, 2017 07:39 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë mesazhet ngushëlluese për vdekjen e Ajetollah Rafsanxhanit

Presidentët e Polonisë dhe të Republikës Autonome të Tataristanit dhe disa funksionarë të tjerë politikë të vendeve të ndryshme të botës të mërkurën kanë dërguar mesazhe dhe i kanë shprehur ngushëllime qeverisë dhe popullit iranian për vdekjen e Ajetollah Hashemi Rafsanxhani, ish-presidentit dhe kryetarit të ndjerë të Asamblesë për Përcaktimin e Interesave të Shtetit të Republikës Islamike të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Andre Duda, presidenti i Polonisë dhe Rostam Minikhanov, presidenti i Republikës Autonome të Tataristanit të Rusisë, i kanë dërguar mesazhe presidentit iranian z. Hasan Ruhani dhe kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e Ajetollah Hashemi Rafsanxhani. Të mërkurën gjithashtu në ambasadat e Republikës Islamike të Iranit në vendet e ndryshme të botës është hapur ditari memorial me pjesëmarrjen e funksionarëve politikë të vendeve përkatëse. Në një ceremoni të tillë të organizuar në ambasadën e Republikës Islamike të Iranit në Londër kanë marrë pjesë shumë ambasadorë dhe përfaqësuesve diplomatikë të vendeve të ndryshme të akredituar në Angli të cilët kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e Ajetollah Hashemi Rafsanxhani dhe kanë bërë nderimet e tyre për personalitetin e tij. Në këtë kuadër, ministri i mbrojtjes së Qipros ka shkuar në ambasadën e Republikës Islamike të Iranit në Nikozia dhe ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ish-presidentit iranian Ajetollah Hashemi Rafsanxhani. Jokia Amano, drejtori i përgjithshëm i ANEA, ka shkuar në ambasadën e Republikës Islamike të Iranit në Vjen dhe ka shprehur ngushëllimet e tij qeverisë dhe popullit iranian me rastin e vdekjes së Ajetollah Hashemi Rafsanxhani duke nënshkruar edhe ditarin memorial. Vlen të theksohet se Ajetollah Akbar Hashemi Rafsanxhani ka ndërruar jetë të dielën në mbrëmje në moshën 82 vjeçare për shkak të një infarkti në zemër.