Homazhe për nder të Hashemi Rafsanxhani edhe në Shqipëri
Njëkohësisht me uljen në gjysmë shtizë të flamurit të Iranit në ambasadën e Iranit në Tiranë, diplomatë të huaj të akredituar në Tiranë kanë marrë pjesë në një ceremoni të organizuar në ambasadën e Iranit ku kanë shkruar përshtypjen e tyre në ditarin memorial kushtuar Ajetollah Hashemi Rafsanxhani.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm ambasadorë të Hungarisë, Serbisë, Gjermanisë, Rusisë, Austrisë, Sllovenisë, Çekisë dhe Polonisë, të cilët shprehën ngushëllimet dhe respektin e veçantë për Hashemi Rafsanxhani, ish kryetari i asamblesë për përcaktimin e interesave të shtetit në Iran. Shefi i zyrës së ministrisë së jashtme të Shqipërisë me anë të një mesazhi telefonik drejtuar ambasadorit të Republikës Islamike të Iranit në Tiranë dhe zv/ministri i jashtëm i Shqipërisë i cili ishte i pranishëm në ambasadën iraniane në Tiranë, kanë shprehur ngushëllimet për vdekjen e Ajetollah Hashemi Rafsanxhani. Edhe përfaqësues të ambasadave të Palestinës, Sllovakisë, Turqisë, Kuvajtit, Katarit, Rumanisë, Egjiptit, Maqedonisë, Francës, Algjerisë, Italisë dhe Vatikanit duke shkuar në ambasadën e Iranit në Tiranë shprehën ngushëllimet për vdekjen e Ajetollah Hashemi Rafsanxhani. Ngushëllime kanë shprehur edhe përfaqësues të feve të ndryshme në Shqipëri.