Mirëpritet programi kulturor i Iranit në Greqi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i42025-mirëpritet_programi_kulturor_i_iranit_në_greqi
Programi "Një mbrëmje me kulturën e kinemasë së Iranit" është realizuar të premten në sallonin e kinemasë së bashkisë së rajonit "Petropolis" së Athinës, kryeqytetit të Greqisë ku është pritur në masë të gjerë nga artistët dhe të interesuarit për artin dhe kulturën e Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 14, 2017 03:52 Europe/Tirane
  • Mirëpritet programi kulturor i Iranit në Greqi

Programi "Një mbrëmje me kulturën e kinemasë së Iranit" është realizuar të premten në sallonin e kinemasë së bashkisë së rajonit "Petropolis" së Athinës, kryeqytetit të Greqisë ku është pritur në masë të gjerë nga artistët dhe të interesuarit për artin dhe kulturën e Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ali Muhamed Hilmi, konsulli kulturor i Iranit, në këtë ceremoni foli në lidhje me kulturën, artin, si dhe rolin e kinemasë dhe filmit në komunikimin mes popujve. Ai në fjalën e tij me këtë rast tha: "Filmi dhe kinemaja aktualisht më shumë se në të kaluarën mund të ushtrojë ndikim në zgjimin dhe vetëdijesimin e popujve për zgjerimin e drejtësisë dhe paqes dhe për krijimin e solidaritetit mes njerëzve dhe për të mbështetur shtresat e dobëta dhe të shtypura të shoqërisë". Angelos Dimetropolos, kryebashkiak i rajonit Petropolis së Athinës, gjatë një fjalimi me këtë rast, vlerësoi lartë bashkëpunimin e sinqertë të konsullatës kulturore të Republikës Islamike të Iranit që u bë shkak për realizimin e programit "Një mbrëmje me kinemanë dhe artin e Iranit" për njohjen e banorëve të këtij rajoni me kulturën dhe artin e Iranit. Ai shtoi: "Irani është një vend i madh i cili ka një histori dhe civilizim të lashtë mijëra vjeçar dhe njerëzit në Greqi kanë interesim të madh për kulturën iraniane. Angelos Dimetropolos, kryebashkiak i rajonit Petropolis në Athinë, gjithashtu tha: "Sonte duke shikuar filmat iranianë, do ta ndjejmë se sa afër njëri-tjetrit janë të dy popujt të Iranit dhe Greqisë". Pas këtyre fjalimeve, u shfaq filmi iranian "Një kub sheqer" i regjisorit Sejed Reza Mir Kerimi i cili u mirëprit në nivel të gjerë nga publiku.