Obama paralajmëron Trumpin në lidhje me marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i42346-obama_paralajmëron_trumpin_në_lidhje_me_marrëveshjen_bërthamore
Presidenti amerikan Barak Obama paralajmëroi presidentin e zgjedhur amerikan në lidhje me pasojat e shkeljes së marrëveshjes bërthamore me Iranin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 16, 2017 17:40 Europe/Tirane
  • Obama paralajmëron Trumpin në lidhje me marrëveshjen bërthamore

Presidenti amerikan Barak Obama paralajmëroi presidentin e zgjedhur amerikan në lidhje me pasojat e shkeljes së marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Barak Obama në përvjetorin e parë të nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe G 5+1, deklaroi se qeveria e presidentit Donald Trump nuk do ta ketë të lehtë anulimin e kësaj marrëveshje e cila është fryt e viteve të gjata të negociatave mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore dhe jo vetëm mes Uashingtonit dhe Teheranit. “Marrëveshja bërthamore me Iranin është historike”- deklaroi Obama, duke shtuar se anulimi i kësaj marrëveshje do të ishte një gafë e pafalshme për qeverinë e ardhshme amerikane dhe mund të çojë në izolimin ndërkombëtar të SHBA. Donald Trump i cili më 20 janar do të marrë çelësat e Shtëpisë së Bardhë, gjatë fushatës elektorale ka deklaruar se Uashingtoni ose do të largohet nga kjo marrëveshje ose do të kërkojë bsiedime për rishikimin e saj. Kjo deklaratë ka shkaktuar reagimin e Iranit dhe zv/ministri i jashtëm iranian Abas Erakchi kohët e fundit paralajmëroi se Irani do të marrë masa reciproke nëse Amerika del nga marrëveshja bërthamore dhe Teherani zyrtar nuk do të pranojë asnjë lloj rishikimi të marrëveshjes.