Lajm flesh: Rrëzohet ndërtesa Plasko në Teheran
Ndërtesa më e madhe dhe më e vjetër tregtare Plasko, në qendër të Teheranit është rrëzuar plotësisht për shkak të një zjarri.
Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve sot në mëngjes ndërtesa Plasko 15 katësh u përfshi nga një zjarr i madh. Zjarrfikësit u munduan për disa orë që të fikin zjarrin por pa rezultat. Përhapja e zjarrit shkaktoi rrëzimin e ndërtesës në fjalë. Me rrëzimin e ndërtesës rreth 30 persona që shumica e tyre ishin zjarrfikës, por që kishte edhe tregtarë dyqanesh, mbetën të bllokuar në rrënojat e ndërtesës Plasko. Më herët përgjegjësi i situatave emergjente në Iran kishte njoftuar për lëndimin e 11 personave për shkak të zjarrit në ndërtesën Plasko. Pirhusein Koliovand ka thënë: Rreth orës 8 të mëngjesit katet e sipërme të ndërtesës Plasko u përfshinë nga flakët e zjarrit që për pasojë u lënduan 11 persona. Për momentin në vendin e ngjarjes janë dërguar 9 ambolanca dhe dy autobusë për raste emergjente. Ndër të tjera z. Koliovand tha: Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe drejtori i qendrës së emergjencës së Teheranit ndërsa spitalet përreth janë vënë në gjendje gatishmërie. Në afërsi të ndërtesës Plasko ndodhen edhe dy ambasada. Spitalet janë vendosur në gatishmëri të plotë për tu ardhur në ndihmë personave të lënduar.