Zgjerimi i bashkëpunimit mes Iranit dhe Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i42661-zgjerimi_i_bashkëpunimit_mes_iranit_dhe_rusisë
Zëdhënlsi i AEAI njoftoi zgjerimin e bashkëpunimit mes Iranit dhe Rusisë në fushën e ndërtimit të centraleve atomike.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 19, 2017 08:10 Europe/Tirane
  • Zgjerimi i bashkëpunimit mes Iranit dhe Rusisë

Zëdhënlsi i AEAI njoftoi zgjerimin e bashkëpunimit mes Iranit dhe Rusisë në fushën e ndërtimit të centraleve atomike.

Behruz Kamalvandi, zëdhënës i AEAI në një intervistë dhënë agjencisë IRNA foli mbi ndikimin e marrëveshjes bërthamore në bashkëpunimin mes Iranit dhe Rusisë dhe tha: Me anulimin e sanksioneve kundër Iranit dhe me anulimin e 6 rezolutave kundër Iranit, janë shtuar mundësitë e bashkëpunimit mes Iranit dhe Rusisë.  Aktualisht jo vetëm që nuk ka asnjë pengesë por duke pasur parasysh marrëdhëniet e mira politike, ekziston mundësia e zgjerimit të bashkëpunimit bërthamor mes dy vendeve. Kamalvandi ndër të tjera vuri në dukje se marrëveshja bërthamore ka hequr të gjitha pengesat e bashkëpunimit mes Iranit dhe Rusisë. Zëdhënësi i AEAI vuri në dukje se kompanitë iraniane do të plotësojnë 25% të punës për ndërtimin e centraleve e rinj dhe shtoi: Angazhimi i kompanive iraniane në ndërtimin e centraleve të rinj ishte një prej pikave kryesore të bisedimeve dypalëshe.