Bota solidarizohet me viktimat e zjarrit në objektin Palasko
Funksionarët dhe personalitetet botërore me anë të mesazheve të veçanta, kanë shprehur solidaritetin e tyre me viktimat që u shkaktuar nga shkatërrimi i objektit Palasko n ë Teheran.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, të enjten në mbrëmje ka dërguar një mesazh për z. Hasan Ruhani, presidentin e Republikës Islamike të Iranit, ku ka shprehur ngushëllimeve për vdekjen e disa qytetarëve iranianë si pasojë e shkatërrimit të objektit Palasko në Teheran. Binali Jëlldërëm, kryeministri dhe Mevlyt Çaushoglu, ministri i punëve të jashtme të Turqisë, gjithashtu, me dërgimin e mesazheve për Is'hak Xhahangiri, zv/presidenti i parë i Iranit dhe për Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e disa qytetarëve iranianë si pasojë e zjarrit dhe shkatërrimit të objektit Palasko në Teheran. Tubias Alvud, zv/ministri i punëve të jashtme të Anglisë dhe Nikolas Hapton, ambasadori i Anglisë në Teheran, gjithashtu, kanë shprehur ngushëllime për viktimat që u shkaktuan nga djegia dhe shkatërrimi i objektit Palasko në Teheran. Ambasada e Francës në Teheran të enjten me anë të një mesazhi ka deklaruar solidaritetin e saj me popullin e Iranit dhe me familjet e viktimave të shkaktuara nga djegia dhe shkatërrimi i objektit Palasko në Teheran. Ngushëllime për viktimat e kësaj ngjarje ka shprehur edhe Vladimir Buçkov, ministri i gjendjeve emergjente të Rusisë. Xheri Graj, shefi i drejtorisë së zjarrfikësve në qytetin Riding të Kalifornisë në Amerikë, gjithashtu, djegien dhe shkatërrimin e objektit Palasko në Teheran e ka quajtur pikëlluese ku si pasojë humbën jetën disa pjesëtarë të ekipit zjarrfikës. Vlen të theksohet se të enjten paradite nga djegia dhe shkatërrimi i objektit Palasko në rrugën "Republika Islamike" të Teheranit ka shkaktuar vdekjen e disa qytetarëve dhe pjesëtarëve të ekipit të zjarrfikësve në Teheran.