Intervistë: Ndikimi i gjuhës perse në trojet shqiptare
Intervistë me profesorin e gjuhës perse z. Abdullah Rexhepi
Përshëndetje z. Rexhepi dhe mirë se keni ardhur në radion shqiptare këtu në Teheran.
Përshëndetje dhe mirë se ju kam gjetur.
Ju lutemi na thuani për çfarë gjendeni në Iran!
Këtu ndodhem për të marrë pjesë në një takim të iranologëve, mësimdhënësve dhe profesorëve të gjuhës dhe letërsisë perse nëpër universitetet botërore. Ky takim është organizuar nga Ministria e shkencës dhe teknologjisë së RII si dhe Fondacioni Sa'adi i cili përkujdeset për mësimin e letërsisë dhe iranologjisë brenda dhe jashtë Iranit.
A mund të na thuani më saktë se çfarë është diskutuar në këtë takim?
Po, në këtë takim janë diskutuar disa çështje të rëndësishme për gjuhën dhe letërsinë perse si dhe iranologjinë në përgjithësi. Pika parë që është shtruar gjatë takimit të profesorëve dhe studiuesve të iranologjisë ishte gjendja e studimeve iranologjike nëpër universitete dhe institute të ndryshme të botës, një temë tjetër e cila u shtrua në këtë takim i ihste po ashtu edhe mësimi i persishtes dhe iranologjisë nëpër universitet, sfidat dhe mundësitë e këtyre studimeve, si dhe në fund janë trajtuar edhe tekstet shkollore, reformimi i këtyre teksteve, metodologjia, qasja etj. në takim gjithashtu janë mbajtur disa ligjërata të iranologëve të shquar botëror dhe iranianë të cilët kanë ligjëruar në lidhje me gjuhën, letërsinë dhe iranologjinë si dhe përhapjen e kësaj kulture nëpër vende të ndryshme të botës.
Na flisni diçka rreth prezencës së gjuhës perse nëpër rajonet shqiptare!
Për prezencën e gjuhës perse në rajonet shqiptare mund të flitet shumë gjatë, sepse ekziston një traditë tepër e vjetër e prezencës së kësaj gjuhe në Ballkan sidomos te shqiptarët, ku bashkë me ardhjen e perandorisë osmane në rajon, gjithashtu ka ardhur edhe kultura perse, ku nëpër medresetë dhe nëpër teqet shiqotare është mësuar kjo gjuhë, janë lexuar veprat e poetëve dhe filozofëve iranianë, si dhe është mësuar gjithashtu edhe misticizmi islam po në këtë gjuhë. Gjithashtu ne kemi edhe shqiptarë, poetë shqiptarë pra, të cilët kanë krijuar poezi në gjuhën perse, nga ta mund ta përmendim Nazim Frakullën i cili ka një divan tepër të bukur në gjuhën perse, pra një divan me 25 poezi si dhe gjithashtu i njohuri Naim Frashëri i cili ka Tejahulatin apo ëndërrimet et ij në gjuhën perse, gjithashtu mund të përmendim edhe shumë poetë të tjerë të cilët në studimin që kanë bërë për temën e doktoratës kam arritur të zbulojë dhjetë poetë shqiptarë apo që kanë jetuar nëpër rajone shqiptare të cilët kanë krijuar një poezi, dy apo më tepër poezi në këtë gjuhë dhe të cilët kanë poezi mjaftë të bukura të krijuara në gjuhën perse.
Po, si është gjendja e persishtes sot nëpër universitetet shqiptare?
Edhe pse në shekullin 20, pas shpërbërjes së perandorisë osmane janë shkëputur gjithashtu edhe lidhjet me gjuhën perse, si dhe kulturën islame në përgjithësi, pra me botën islame në përgjithësi për atë dhe kemi një shkëputje të gjatë me persishten si dhe gjuhët tjera nëpër institucionet arsimore, zyrtare apo shtetërore të shteteve shqiptare. Ndërsa, aktualisht mund të themi se në Shqipëri në asnjë universitet nuk mësohet gjuha perse, kurse në universitetin e Prishtinës ka disa vite, tre apo katër vite që kjo gjuhë mësohet në degën e orientalistikës në fakultetin filologjik, po ashtu mund të thuhet se edhe në universitetin e Tetovës në Maqedoni gjuha perse është lëndë brenda kuadrit të studimeve orientale të fakultetit filozofik, e cila ka besoj që përafërsisht pesë apo gjashtë vite që mësohet kjo gjuhë.
Atëherë cila është e ardhmja e gjuhës perse nëpër universitet shqiptare?
Është vështirtë të flitet për të ardhmen e persishtes në përgjithësi, sepse kjo varet gjithnjë sipas interesimit apo gatishmërisë së universiteteve apo politikave shtetërore, arsimore të vendeve shqiptare, por besoj se duke pasur parasysh kulturën dhe qytetërimin e lashtë iranian dhe vlerat dhe mesazhet që ka kjo kulturë, mesazhet humane për njerëzimin që ka kjo kulturë, atëherë do të ishte në interesin e kulturës dhe arsimit shqiptar që iranologjia, gjuha dhe letërsia perse të zgjeroheshin sa më shumë dhe të ketë studentë sa më tepër që përsëri në mesin tonë të kemi përkthyes siç ishte Vexhi Buharaja e shumë përkthyes të tjerë të cilët i kanë përfituar veprat si Shahname, Gjylistani dhe Bostani po ashtu edhe Rubaijatat e Omajr Hajamit.
z. Rexhepi ju faleminderit shumë dhe ju dëshirojmë qëndrim të këndshëm në Teheran!
Flm edhe prej juve.