Abdulahian: Irani i angazhuar për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Liban
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i43189-abdulahian_irani_i_angazhuar_për_ruajtjen_e_sigurisë_dhe_stabilitetit_në_liban
Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit, për çështjet ndërkombëtare tha se Republikës Islamike të Iranit është  e angazhuar të japë kontributin dhe ndihmën e saj për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Liban pasi atë e konsideron siguri të saj dhe të rajonit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 24, 2017 05:06 Europe/Tirane
  • Abdulahian: Irani i angazhuar për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Liban

Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit, për çështjet ndërkombëtare tha se Republikës Islamike të Iranit është  e angazhuar të japë kontributin dhe ndihmën e saj për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Liban pasi atë e konsideron siguri të saj dhe të rajonit.

Amir Abdulahian, gjatë takimit që pati me Ali Gansu ministër këshilltar për çështjet e parlamentit të Libanit, tha se Teherani dhe Bejruti janë bunkerë të rezistencës kundrejt regjimit sionist, terrorizmit dhe faktor mbështetës për popullin palestinez. Në këtë takim Amir Abdulahian dhe Ali Gansu gjatë këtij takimi kanë shqyrtuar dhe analizuar situatën në rajon dhe sidomos në Liban, Siri, Palestinë dhe sfidat e luftës kundër terrorizmit që kërcënojnë të gjitha kombet arabe dhe islamike dhe theksuan domosdoshmërinë e përballjes me terrorizmin si një prej faktorëve kryesorë për ruajtjen e stabilitetit në rajon, si dhe theksuan zgjidhjen e krizës siriane me mjete politike dhe ruajtjen e unitetit dhe sovranitetit të këtij vendi. Të dy palët theksuan se çështja palestineze është në prioritet të parë të përballjes me regjimin sionist. Gansu nga ana tij shprehu vlerësimet për qëndrimet e sinqerta të Iranit kundrejt popullit libanez. Vlen të theksohet se asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit në krye të një delegacioni të lartë ka shkuar ditën e hënë për një vizitë në Liban.