Erakci: Për t’u përballur me kërcënimet e sigurisë, është i nevojshëm bashkëpunimi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i43345-erakci_për_t’u_përballur_me_kërcënimet_e_sigurisë_është_i_nevojshëm_bashkëpunimi
Zv/ministri i jashtëm i RII në një takim të zhvilluar sot me drejtuesit e sektorit të luftës kundër drogës në policinë e Iranit, deklaroi se të gjitha vendet e botës duhet të bashkëpunojnë për t’u përballur me kërcënimet e ndryshme ndaj sigurisë, një prej të cilëve është trafiku i lëndëve narkotike.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 25, 2017 17:12 Europe/Tirane
  • Erakci: Për t’u përballur me kërcënimet e sigurisë, është i nevojshëm bashkëpunimi

Zv/ministri i jashtëm i RII në një takim të zhvilluar sot me drejtuesit e sektorit të luftës kundër drogës në policinë e Iranit, deklaroi se të gjitha vendet e botës duhet të bashkëpunojnë për t’u përballur me kërcënimet e ndryshme ndaj sigurisë, një prej të cilëve është trafiku i lëndëve narkotike.

Sejed Abas Erakci, në takim me drejtues të lartë të policisë iraniane, tha se bashkëpunimi ndërkombëtare të forcave të rendit të RII me organizatat ndërkombëtare, e në veçanti në luftën kundër trafikut të drogës, është tepër i kënaqshëm dhe Irani është vendi më i suksesshëm në botë në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike. Në vazhdim, zv/ministri i jashtëm iranian terrorizmin dhe pastrimin e parave i cilësoi si dy kërcënime ndërkombëtare ndaj sigurisë dhe shtoi se edhe në përballje me këto kërcënime, forcat e rendit të RII janë në pararojë të përpjekjeve ndërkombëtare. Erakci tha se pozita e lartë e forcave të rendit të Iranit në luftën kundër trafiqeve ilegale është arritur me shumë sakrifica e përpjekje dhe deri tani, forcat e rendit të RII kanë dhënë mbi 4000 dëshmorë në luftën kundër trafikut të drogës.