Vazhdon lufta e zjarrfikësve në gërmadhat e ndërtesës Plasko
Në ditën e tetë pas rrëzimit të ndërtesës Plasko në Teheran, zjarrfikësit vazhdojnë akoma përpjekjet e tyre për të nxjerrë trupat e personave të bllokuar nën gërmadha.
Ndërtesa Plasko 54 vjeçare , u përfshi nga një zjarr i madh që shkaktoi shembjen e ndërtesës. Deri tani ekipet e shpëtimit dhe të emergjencës kanë arritur të largojnë 85% të gërmadhave të ndërtsës Plasko nga të cilat janë nxjerrë trupat e pajetë të 10 zjarrfikësve. Xhelal Maleki zëdhënës i zjarrfikëses në Teheran ka thënë: Deri tani janë zbuluar dhe nxjerrë trupat e 11 personave ndërkohë që një tjetër zjarrfikës ka ndërruar jetë në spital për shkak të shkallës së lartë të djegies. Për momentin nuk janë gjetur trupat e pajetë të 4 zjarrfikësve që ndodhen nën gërmadha. Nga gërmadhat e ndërtesës Plasko janë nxjerrë trupat e pajetë edhe të 4 qytetarëve. Ndërtesa Plasko në Teheran u rrëzua ditën e enjte më 19 janar dhe shumë zjarrfikës dhe qytetarë mbetën të bllokuar nën gërmadha.