Identifikohen të gjithë zjarrfikësit që kanë humbur jetën në ngjarjen Plasko
Është gjetur trupi i zjarrfikësit të 17-të i cili ka humbur jetën në ngjarjen tragjike që ka ndodhur në ndërtesën Plasko. Dje numri i zjarrfikësve trupat e të cilëve u gjetën nën rrënojat e shkaktuara nga rrëzimi i ndërtesës Plasko ishte 16, kurse me gjetjen edhe të një trupi tjetër sot, ky numër ka shkuar në 17.
Ministri i brendshëm i RII deklaroi dje se shkaku fillestar i zjarrit që përfshiu qendrën tregtare Plasko në Teheran, ka qenë shkëndija elektrike. Abdureza Rahmani Fazli, ministër i brendshëm i RII, deklaroi se pas hetimeve të kryera nga grupet e specializuara, u bë e qartë se zjarri që përfshiu ndërtesën Plasko u shkaktua nga shkëndija elektrike, ndërkohë që hetimet e mëtejshme po vazhdojnë.