Përfundojnë operacionet për heqjen e gërmadhave të ndërtesës Plasko pas 9 ditëve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i43523-përfundojnë_operacionet_për_heqjen_e_gërmadhave_të_ndërtesës_plasko_pas_9_ditëve
Një funksionar i bashkisë së Teheranit ka deklaruar se operacionet për heqjen e gërmadhave të ndërtesës Plasko kanë përfunduar të premten pasdite. Ai ka thënë se që nga fillimi i operacioneve për heqjen e gërmadhave të ndërtesës Plasko që kanë zgjatur për 9 ditë pandërprerë, janë larguar nga vendi i ngjarjes mbi 20 mijë tonë hekur dhe mbetje të tjera me 1700 kamionë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 28, 2017 03:43 Europe/Tirane
  • Përfundojnë operacionet për heqjen e gërmadhave të ndërtesës Plasko pas 9 ditëve

Një funksionar i bashkisë së Teheranit ka deklaruar se operacionet për heqjen e gërmadhave të ndërtesës Plasko kanë përfunduar të premten pasdite. Ai ka thënë se që nga fillimi i operacioneve për heqjen e gërmadhave të ndërtesës Plasko që kanë zgjatur për 9 ditë pandërprerë, janë larguar nga vendi i ngjarjes mbi 20 mijë tonë hekur dhe mbetje të tjera me 1700 kamionë.

Ndërtesa e qendrës tregtare Plasko është kapluar nga zjarri më 19 janar dhe tre orë më vonë objekti 15 katesh është shembur i tëri. Sakrifica e zjarrfikësve të Iranit dhe prania e tyre me kohë në vendin e ngjarjes për të shuar zjarrin, është bërë shkak që të parandalohet një katastrofë e madhe njerëzore si pasojë e shembjes së objektit. Kjo sakrificë e zjarrfikësve menjëherë ka bërë jehonë të madhe në mediat botërore. Në këtë ngjarje kanë humbur jetën 16 zjarrfikës dhe 4 qytetarë të tjerë kanë vdekur nën gërmadhat e këtij objekti. Ndërkohë drejtori i marrëdhënieve publike të qendrës së emergjencës së Teheranit ka deklaruar se numri i personave të lënduar nga djegia dhe shembja e ndërtesës Plasko ka shkuar në 235 persona.