Promovohet medikamenti i parë bio në Iran për kurimin e Alzaimerit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i43575-promovohet_medikamenti_i_parë_bio_në_iran_për_kurimin_e_alzaimerit
Sot në provincën Alborz në perëndim të Iranit, u promovua medikamenti i parë bio për kurimin e Alzaimerit dhe që për herë të parë në botë prodhohet nga specialistët iranianë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 28, 2017 19:53 Europe/Tirane
  • Promovohet medikamenti i parë bio në Iran për kurimin e Alzaimerit

Sot në provincën Alborz në perëndim të Iranit, u promovua medikamenti i parë bio për kurimin e Alzaimerit dhe që për herë të parë në botë prodhohet nga specialistët iranianë.

Sejed Hasan Gazizade Hashemi, ministër i shëndetësisë i RII, në ceremoninë e rastit deklaroi se mbi 90 % e medikamenteve të nevojshme prodhohen në Iran dhe nga specialistë dhe prodhuesit iranianë pritet që të punojnë për prodhimin e të gjitha medikamenteve të nevojshëm për popullin iranian. Z. Hashemi tha se prodhimi i medikamentit të parë bio për kurimin e sëmundjes Alzaimer ishte rezultat i punës së palodhshme të studiuesve dhe shkencëtarëve iranianë dhe një sukses i madh për industrinë farmaceutike të Iranit. Ministri i shëndetësisë i RII tha se Irani ndodhet në pararojë të studimeve për kurimin e sëmundjes Alzaimer dhe medikamenti i ri është regjistruar me emrin e Iranit në të gjitha qendrat e specializuara të botës.