Ambasadori i Zvicrës thirret në Ministrisë së jashtme të Iranit
Ambasadori i Zvicrës në Teheran që është përfaqësues i interesave të SHBA në Iran, është thirrur sot në Ministrinë e jashtme të Iranit, ku i është dorëzuar një notë proteste e qeverisë iraniane ndaj urdhërit ekzektuiv të presidentti amerikan Donald Trump, që vendos kufizime diskriminuese ndaj qytetarëve iranianë që dëshirojnë të udhëtojnë në Amerikë.
Behram Kasemi, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit e cilësoi të papranueshëm dhe në kundërshtim me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dekretin ekzekutiv të Donald Trump kundër qytetarëve iranianë me pretekste të pabaza dhe diskriminuese. Ai theksoi se vendimi i Trump është në kundërshtim me pikat e marrëveshjes juridike dhe konsullore mes Iranit dhe SHBA të nënshkruar më 15 gusht 1955. Behram Kasemi, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit nënvizoi se populli iranian gjatë dekladave të kaluara ka qenë viktimë e grupeve terroirste të përkrahura nga Amerika dhe jo vetëm që nuk ka kryer asnjë sulm terrost në asnjë vend të botës, po qytetarët iranianë janë njohur botërissht si repsketuesit më të mëdhenj të ligjit në vendet ku jetojnë. Nga ana e tij amabsadori i Zvicrës në Teheran deklaroi se shqetësimet dhe protestat e Teheranit zyrtar do t’ia përcjellë Uashingtonit.