Udhëtimi i shtatë librave iraniane në Shqipëri
Kryetari i Agjencisë së Letërsisë dhe Përkthim "POL" ka bërë të ditur nënshkrimin e kontratës për përkthimin e shtatë librave nga gjuha persiane në gjuhën shqipe me Shtëpinë Botuese Fan Noli dhe ka thënë se këto shtatë tituj janë nga projekti "TOP".
Maxhid Xhafari Aghdam, shefi i Agjencisë për Letërsi dhe Përkthim Pol, në një intervistë me agjencinë e lajmeve Tasnim, bëri të ditur publikimin e shtatë librave nga gjuha persiane në gjuhën shqipe dhe tha: "Këta shtatë libra janë nga titujt e projektit TOP (Përkthimi nga Gjuha Persiane në Gjuhët e Tjera) të Organizatës për Kulturë dhe Komunikim Islamik". Ai shtoi: "Marrëveshja finale për përkthimin e dhe publikimin e këtyre librave nga persishtja në gjuhën shqipe është nënshkruar me shtëpinë botuese "Fan Noli" dhe së shpejti do të fillojë puna e përkthimit. Ne, në panairin e librit në "Frankfurt" dhe në panairin e Stambollit kemi zhvilluar dy takime ku kemi biseduar për shitjen e të drejtës së botimit të këtyre librave shtëpisë botuese "Fan Noli" me qendër në Tiranë. Këto libra janë zgjedhur nga mesi i 120 librave të propozuara nga Organizata për Kulturë dhe Komunikim Islamik në kuadër të projektit "TOP". Xhafari Aghdam gjithashtu shtoi: "Libri "100 vite roman" i autorit Hasan Mir Abedini, "Historia Analitike e Islamit" i autorit Sejed Xha'far Shehidi, "Mësimi i filozofisë, gnosticizmit islam" i autorit Mustafa Rrahmandust, janë disa nga këta libra që do të përkthehen në gjuhën shqipe. Më parë është punuar edhe në përkthimin e dy librave "Muhamed" dhe "Kadis" të autorit Ibrahim Hasan Bejgi në gjuhën shqipe dhe kontrata e parë për botimin e këtyre librave është nënshkruar me shtëpinë botuese Fan Noli dhe me një shtëpi tjetër botuese turke, mirëpo këto dy libra akoma nuk kanë arritur të botohen për shkak të disa çështjeve juridike dhe presim që së shpejti të zgjidhen". Vlen të theksohet se në bazë të projektit "TOP", Organizata për Kulturë dhe Komunikim Islamik mundohet të ndihmojë publikimin e mbi 100 tituj librash kryesisht në fushat iranologji, islamologji, njohjen e medhhebit shiit, Revolucioni Islamik, historia e Iranit, letërsia etj..