Zarif: Irani është i gatshëm për bashkëpunim ekonomik të qëndrueshëm me Evropën
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i43813-zarif_irani_është_i_gatshëm_për_bashkëpunim_ekonomik_të_qëndrueshëm_me_evropën
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit bëri të ditur rritjen trefish më shumë të shkëmbimeve tregtare të Iranit dhe Francës dhe deklaroi se Republika Islamike e Iranit si një partner i sigurt dhe me stabilitet, është e gatshme për bashkëpunime të qëndrueshme dhe në bazë të interesave të përbashkëta me Evropën, sidomos me Francën.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 31, 2017 11:32 Europe/Tirane
  • Zarif: Irani është i gatshëm për bashkëpunim ekonomik të qëndrueshëm me Evropën

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit bëri të ditur rritjen trefish më shumë të shkëmbimeve tregtare të Iranit dhe Francës dhe deklaroi se Republika Islamike e Iranit si një partner i sigurt dhe me stabilitet, është e gatshme për bashkëpunime të qëndrueshme dhe në bazë të interesave të përbashkëta me Evropën, sidomos me Francën.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm i Iranit, të martën në takim me Jean-Marc Ayrault, ministrin e punëve të jashtme të Francës, theksoi: "Në Iran ekziston një pikëpamje e ngjashme  për zgjerimin e marrëdhënieve të gjithanshme mes Iranit dhe Francës në sfera të ndryshme ekonomike, kulturore, shkencore dhe teknologjike, si dhe në sferën politike, në bashkëpunimet rajonale dhe në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit e cila është çështje e përbashkët e të gjithë neve në këtë rajon. Niveli i bashkëpunimeve tregtare mes të dy vendeve në vitin 1016, do të thotë pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore, ka shkuar në mbi 1.7 miliardë euro që në krahasim me një para këtij, është trefish më shumë". Zarif gjithashtu ka thënë se potencialet ekonomike të Iranit dhe Francës, sidomos potenciali i sektorit privat është shumë më i madh se sa ky nivel dhe me rrethanat aktuale dhe rastet e krijuara pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore, janë krijuar raste dhe mundësi të reja për zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve mes të dy vendeve.