Kërkohet zgjerimi i bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik mes Iranit dhe Francës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i43821-kërkohet_zgjerimi_i_bashkëpunimit_tregtar_dhe_ekonomik_mes_iranit_dhe_francës
Kryetari i dhomës së tregtisë, industrisë, minierave dhe bujqësisë së Iranit kërkoi zgjerimin e bashkëpunimeve bankare dhe zgjidhjen e problemeve financiare mes Iranit dhe Francës si një prej kushteve kryesore të zgjerimit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 31, 2017 12:43 Europe/Tirane
  • Kërkohet zgjerimi i bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik mes Iranit dhe Francës

Kryetari i dhomës së tregtisë, industrisë, minierave dhe bujqësisë së Iranit kërkoi zgjerimin e bashkëpunimeve bankare dhe zgjidhjen e problemeve financiare mes Iranit dhe Francës si një prej kushteve kryesore të zgjerimit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve.

Golamhusein Shafai i pranishëm në simpoziumin tregtar Iran-Francë që u organizua me pjesëmarrjen e Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i RII dhe Jean-Marc Ayrault homologu i tij francez, tha se të dy vendet kanë bashkëpunim të vjetër dhe me zgjidhjen e problemeve bërthamore janë krijuar mundësi të shumta për zgjerimin e bashkëpunimit në të ardhmen. Kreu i dhomës së tregtisë së Iranit tha se duke pasur parasysh teknologjinë e lartë të Francës, kompanitë iraniane dhe ato franceze mund të bashkëpunojnë gjerësisht në infrastrukturë, ndërtim, prodhimin e medikamenteve, pajisjeve mjekësore, transportit, fushën shkencore, arsim dhe turizëm. Ai shpresoi ngritjen e nivelit të bashkëpunimit mes Iranit dhe Francës të cilët kanë interesa të shumta dypalëshe rajonale dhe botërore.