Irani zhvillon negociata me tre kompani të mëdha të petrokimisë në botë
Zv/ministrja e naftës së Iranit deklaroi se autoritetet iraniane kanë filluar negociatat me tre kompanitë e mëdha evropiane për ndërtimin e komplekseve petrokimike në Iran.
Marzie Shahidai, zv/ministrja e naftës së Iranit, të mërkurën në një prononcim për gazetarë, shpjegoi zhvillimet e fundit në negociatat e Iranit me tre kompanitë e mëdha evropiane Shatel të Anglisë, Total të Francës dhe Basef të Gjeramnisë për ndërtimin e komplekseve petrokimike në Iran dhe tha se deri më tani është nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim mes kompanisë kombëtare të industrisë petrokimike të Iranit dhe kompanisë Total të Francës për ndërtimin e një fabrike të petrokimisë në Iran. Marzie Shaidai shtoi se së shpejti me zhvillimin e negociatave me kompaninë franceze, do të nënshkruhet edhe kontrata finale për këtë projekt. Ajo shtoi se negociatat po vazhdojnë edhe me kompaninë angleze Shatel dhe në këtë kuadër janë arritur marrëveshjet e para për ndërtimin e disa njësive petrokimike në Iran.