Studentë nga Rusia dhe Maqedonia vijnë për mësuar gjuhën perse në Iran
Në Iran ka arritur një grup prej 16 studentësh për të kaluar një kurs për gjuhën perse në fondacionin Saadi.
Studentët janë mbledhur nga 7 universitete të Rusisë dhe Maqedonisë dhe kursi sipas standardeve të fondacionit Saadi do të zgjasë 40 orë. Në përfundim të kursit, studentët do t’i nënshtrohen një testi për përcaktimin e nivelit të tyre në të folur, kuptuar, në gramatikë dhe në shkrimin e gjuhës perse sipas procedurës mësimore Azfa dhe më pas do të marrin vlerësimin nga fondacioni Saadi. Përveç programit mësimor, studentët nga Maqedonia dhe Rusia do të kenë mundësi të vizitojnë objektet kulturore dhe historike të Iranit, si kulla Milad, pallati Golestan, huseinieja Xhamaran, muzeu i Mbrojtjes së Lavdishme dhe tregu tradicional i Taxhrishit.